Januzaj: Van Gal ma “vrau” karrierën 

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj ka theksuar se ish-trajneri i tij te Manchester United, Luis Van Gal ishte arsyeja kryesore që karriera e tij mori tatëpjetën. Ai shprehet se trajneri holandez i’a “vrau” karrierën pasi nuk i dha hëpësira në skuadër. “Van Gaal nuk më la shumë hapësira për të menduar se mund të kisha të ardhme aty. Isha i ri dhe, si i tillë, trajneri duhej të më linte të luaja i qetë dhe të më besonte.

Fatkeqësisht, Van Gaal nuk e bëri këtë, duke ma vështirësuar shumë sezonin. Ndryshe isha me David Moyes, pasi ai më besoi që në fillim dhe më jepte mundësi të luaja. E kuptova që me ardhjen e Van Gaal karriera ime nuk po progresonte më, kuptova që ai ma ‘vrau’ karrierën”, tha Adnan Januzaj i cili nuk është grumbulluar më as me kombëtaren e Belgjikës.