×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Janning: Cilësia e qeverisjes në Shqipëri është e dobët

Flet eksperti i KE-së, Josef Janning/ Franca dhe Gjermania kanë dyshime për qëndrueshmërinë e reformave në Shqipëri. Politika e ka treguar ndër vite se ka dështuar. Në Shqipëri sfida social-ekonomike është shumë herë më e madhe se në vendet e tjera lindore

Erjon Dervishi

Mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, nuk dha një sinjal pozitiv për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Pjesë e këtyre negociatave është edhe Maqedonia e Veriut. Edhe ajo nuk ka marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave. Gjatë konferencës për shtyp në përfundim të mbledhjes në Luksemburg, Komisionieri për Zgjerim, Johannes Hahn dhe Ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen, u shprehën se çështja e hapjes së negociatave është tepër komplekse. Kjo për faktin se tre vende janë kundër Shqipërisë. Më kryesorja nga këto vende është Franca. Josef Janning, eksperti për politikat europiane, pranë Këshillit Europian të Marrëdhënieve me Jashtë, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, shpjegon qëndrimin e Francës ndaj çeljes së negociatave me Shqipërinë. Sipas Z. Janning, Franca e shikon zgjerimin e Bashkimit Europian si dobësim të kësaj të fundit për të marrë vendime. Z. Janning është skeptik për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian. Pas Ballkanit Perëndimor nuk parashikohen zgjerime të mëtejshme.

Z. Josef, a jeni optimist se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian do të japë një mendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Unë pres që Këshilli Europian të aprovojë hapjen e negociatave, por vetëm pas një debati të gjatë. Në fund, besoj se pozicioni i tillë do të mbizotërojë, për të mbajtur vrullin e reformës duke hapur negociatat, të cilat gjithsesi do të zgjasin disa vite. Në çdo rast, politika tjetër nuk duhet të fillojë me përjashtimin e ndonjë procesi të zgjerimit për periudhën e ardhshme 5-vjeçare.

Cilat janë shqetësimet kryesore për Francën dhe Gjermaninë në lidhje me Shqipërinë?

Të dy qeveritë kanë dyshime për qëndrueshmërinë e reformave në Shqipëri, jo vetëm sepse ka pasur shumë kthesa në proceset e transformimit të vendeve europiane pas vitit 1989. Për më tepër, në krahasim me ish-vrapuesit e përparshëm si Polonia apo Hungaria, sfida social-ekonomike është më e madhe dhe cilësia e qeverisjes është më e dobët në Shqipëri.

Si e shpjegoni qëndrimin e Francës ndaj Shqipërisë?

Francezët e shohin zgjerimin si dobësim të aftësisë së Bashkimit Europian për të marrë vendime. Parisi gjithmonë ka preferuar thellimin mbi zgjerimin. Londra ka mbrojtur zgjerimin me qëllim parandalimin e thellimit, ndërsa Berlini ka ndjekur një politikë për të ndjekur paralelisht të dy qëllimet.

A mendoni se Bashkimi Europian po përpiqet të ndalojë procesin e zgjerimit në të ardhmen e afërt?

Unë nuk mendoj kështu, edhe pse nuk parashikoj zgjerime përtej Ballkanit Perëndimor, ndoshta Moldavia në ndonjë moment, por si asnjë vend tjetër. Zgjerimi në fakt ka shtuar ndjeshëm kompleksitetin e politikës së Bashkimit Europian; ajo vazhdoi më tej idenë e një Europë të Bashkuar, por ajo ka dobësuar qeverisjen e këtij uniteti. Si përmbledhje, zgjerimi vazhdon, por pa pritje të mëdha.

Josep Janning: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i duhet perspektiva e anëtarësimit

Josep Janning nuk sheh rrugë tjetër për BE, veç çeljes së negociatave. “Duhet parë edhe ana tjetër, nëse nuk ka një qëllim, një perspektivë të besueshme anëtarësimi, atëherë për aktorët politikë aty bëhet e vështirë, për të mos thënë se bëhet shumë e vështirë t’i qëndrojnë kursit për t’i afruar vendet e tyre në mënyrë konsekuente në drejtim të BE”, tha ai në një prononcim për median gjermane, DË. Sipas tij, fillimi është i lehtë, por më pas puna bëhet serioze dhe pikërisht në këtë fazë duhet vullneti i fortë politik për t’iu mbetur besnik reformave. Në këtë kuptim ndihmon shumë perspektiva e anëtarësimit, thotë Janning. Jo vetëm inkurajimi për reforma që i duhet dhënë këtyre vendeve në rrugën e afrimit me standartet e BE është një argument pro çeljes së tyre për ekspertin gjerman. Josef Janning shikon edhe një interes të BE për zgjerimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në drejtim të sigurisë. “Për BE shtrohet pyetja a mundet ajo t’i mbajë larg ato demokraci europiane që duan të futen brenda saj. Këtë ajo nuk mund ta bëjë, pa dorëzuar idenë se është vatër e të gjitha demokracive në Europë”, thekson Janning.

Biografia

Josef Janning është bashkëpunëtor i lartë i politikës dhe shef i zyrës në Berlin të Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme. Temat e tij të fokusit përfshijnë integrimin evropian, reformën në BE, politikën e jashtme dhe të sigurisë europiane dhe gjermane, qeverisjen globale dhe marrëdhëniet transatlantike. Janning u bashkua me Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë në Prill 2014 si bashkëpunëtor i lartë i politikës në zyrën e Berlinit. Nga viti 2013 deri në 2014 ai ishte një bashkëpunëtor i Mercatorit në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet e Jashtme. Para kësaj ai shërbeu si Drejtor i Studimeve në Qendrën e Politikave Europiane (EPC) në Bruksel. Midis viteve 2001 dhe 2010, Janning drejtoi punën e politikave ndërkombëtare si Drejtor i Lartë i Fondacionit Bertelsmann, një fondacion i madh privat gjerman. Pozicionet e mëparshme në karrierën e tij përfshijnë Zëvendës Drejtorin e Qendrës për Kërkime të Politikave të Aplikuara (CAP) në Universitetin e Mynihut nga 1995-2007. Më parë, ai ka mbajtur poste mësimore në Universitetin e Mainzit, Universitetin Hebraik të Jeruzalemit dhe profesor në Universitetin Renmin të Pekinit. Ai ka punuar me institucione udhëheqëse të ekspertëve në Europë, ShBA dhe Azi, dhe ka angazhuar dhe udhëhequr grupe të ndryshme studimore ndërkombëtare, grupe të niveleve të larta dhe komisione. Janning ka botuar gjerësisht studime për çështjet europiane, marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, politikën gjermane të jashtme dhe të Europës si dhe çështjet globale. Për këto çështje ai është gjithashtu një komentues i shpeshtë me mediat gjermane dhe ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Kemi më shumë raste se Gjermania e Italia”/ Surroi: Nëse s’ka ndryshim, do shembet shteti

“Kemi më shumë raste se Gjermania e Italia”/ Surroi: Nëse s’ka ndryshim, do shembet shteti

Publikuar më 14.07.2020
Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, duke komentuar situa...

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, duke komentuar situatën e rënduar me Covid-19 në Kosovë, është shprehur se dje ka pasur më shumë raste infeksioni se në Itali dhe Gjermani. Ai ka shigjetuar klasën politike në Kosovë, duke theksuar: “Në ASNJË pikë debati mbi drejtimin që ka marrë vendi nuk është shtruar si parësore çështja e shtrirjes dhe […]

Lexo më shumë

Várhelyi takon kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazin, ja për çfarë u bisedua

Várhelyi takon kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazin, ja për çfarë u bisedua

Publikuar më 14.07.2020
Një takim u zhvillua sot mes Eurokomisionerit për Zgjerimin ...

Një takim u zhvillua sot mes Eurokomisionerit për Zgjerimin Oliver Várhelyi dhe kryenegociatorit për negociatat Shqipëri-BE, Zef Mazi.   Temat kryesore të bisedës ishin përgatitjet, hapat e radhës dhe reformat që vendi duhet të bëjë drejt hapjes së negociatave.   Ka qenë vetë eurokomisioneri që lajmëroi takimin përmes një postimi në “Twitter”. “U takova me […]

Lexo më shumë

Zbulohet enigma/ Lista të hapura apo të mbyllura? Endri Shabani: Basha më ka premtuar se do jetë pro hapjes së listave

Zbulohet enigma/ Lista të hapura apo të mbyllura? Endri Shabani: Basha më ka premtuar se do jetë pro hapjes së listave

Publikuar më 13.07.2020
Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit është kthyer në temën ...

Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit është kthyer në temën kryesore politike në vend. Kryeministri Edi Rama i ka dhënë të drejtë nismës së opozitës parlamentare për listat e hapura. A duhen lista të hapura apo të mbyllura, është tema e diskutimit në Open në Top Channel. Aktivisti i njohur, Endri Shabani tha se Basha […]

Lexo më shumë

Rama mbështeti hapjen e listave, reagon Opozita e Bashkuar: Ky veprim synon të nxisë konflikt politik

Rama mbështeti hapjen e listave, reagon Opozita e Bashkuar: Ky veprim synon të nxisë konflikt politik

Publikuar më 13.07.2020
Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbeshtetur nis...

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbeshtetur nismen e disa deputeteve te opozites parlamentare per hapjen e listave, ka reaguar Opozita e Bashkuar.  Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Opozita e bashkuar dënon ‘tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore’, pasi sipas tyre ky vepdim […]

Lexo më shumë

Çudia në komisionin hetimor ndaj Metës/ Miratohen dy relatorë të cilët ishin zgjedhur para një viti

Çudia në komisionin hetimor ndaj Metës/ Miratohen dy relatorë të cilët ishin zgjedhur para një viti

Publikuar më 13.07.2020
Komisioni hetimor parlamentar  për veprimtarinë e Presidenti...

Komisioni hetimor parlamentar  për veprimtarinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta edhe në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese mbylli sot punimet, ndërsa më 20 korrik, Parlamenti do të miratojë aktin final. Komisioni ka zhvilluar prej rreth një vit punën e tij, por sot miratoi edhe dy relatorë, megjithëse edhe një vit më parë i […]

Lexo më shumë

Lista të hapura, Kuvendi më afër modelin danez të sygjeruar nga ambasadorja Yuri Kim. Kush do ta kundërshtojë?

Lista të hapura, Kuvendi më afër modelin danez të sygjeruar nga ambasadorja Yuri Kim. Kush do ta kundërshtojë?

Publikuar më 13.07.2020
Propozimi i opozitës parlamentare për të shkuar në votim me ...

Propozimi i opozitës parlamentare për të shkuar në votim me lista të hapura dhe zgjedhja e Partisë Socialiste për të pranuar këtë kërkesë duke eliminuar koalicionet parazgjedhore, të cilat do të bënin teknikisht të papraktikueshme veprimet e votës me preferenca, do të thotë që në fakt të pranohet propozimi i ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. […]

Lexo më shumë

Virusi shpërthen në spitale, dy mjekë në Fier rezultojnë të prekur nga Covid-19

Virusi shpërthen në spitale, dy mjekë në Fier rezultojnë të prekur nga Covid-19

Publikuar më 13.07.2020
Një mjek anestezist, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-1...

Një mjek anestezist, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Fierit. Mësohet se mjeku, sapo i janë shfaqur shenjat, nuk është shfaqur më në punë. Referuar burimeve, paraprakisht raportohet se mjeku ka qenë në Vlorë, ku edhe dyshohet se mund të jetë infektuar. Po ashtu i infektuar, ka rezultuar edhe një mjek […]

Lexo më shumë

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më 12.07.2020
I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisio...

I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës. Kur mbetet edhe pak ditë nga skadimi i afatit (31 korrik), komisioni duhet të marrë një vendim që duhet të t’ja kalojë më pas seancës plenare për votim. Tashmë komisioni ka në tryezë edhe opinionin e […]

Lexo më shumë