Janë grekë të lindur në Shqipëri, për ti shpëtuar depërtimit nga SHBA bëjnë një deklaratë të fortë

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Një grua shqiptare pritet që të dëbohet ditën e sotme nga Amerika. Kjo pasi ajo kishte shkuar ilegalisht në vitin 2002, shkruan media amerikane, “courant.com”.

Gruaja është Denada Rondos, ajo është gruaja e një pronari lokali në SHBA. Burri i saj është Vironi, i cili është me etni greke, i lindur në Shqipëri. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1999, por nuk do të dëbohet.

32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të, dhe vetëm një vit më vonë kishte kërkuar azil, por përgjigje pozitive nuk kishte pasur deri më tani, kurse përgjigja për dëbim i kishte ardhur të premten.

Ajo nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri. Qëndrimin e saj e mbron edhe burri i saj. Ai thotë se kanë provuar gjithçka deri më tani. Vironi thotë se grekët nuk janë të dashur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksët.

Madje, ai ka thënë se një shok të tij e kanë vrarë vetëm pse flet greqisht. Pavarësisht të gjitha këtyre rreziqeveve tre fëmijët Niko (7), Katarina (5) dhe Alexandra (1), do të shkojnë me nënën e tyre në Shqipëri .

Më tej ai  ka shtuar se ka punuar për gjashtë ditë në javë nga dhjetë orë për familjen e tij, dhe është e vështirë t’u shpjegosh se nëna dhe ata duhet të shkojnë në Shqipëri, dhe të ndërprenë shkollimin. Denada nuk dëshiron të kthehet, megjithatë, të gjitha kërkesat e familjes për azil dhe qëndrim në SHBA janë refuzuar deri më tani.