A janë frutat e thata po aq të shëndetshme sa frutat e freskëta?

Publikuar më 01. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Frutat e thata janë produkte jashtëzakonisht popullore.

Ato janë shumë të pasura me antioksidantë dhe nga pikëpamja ushqyese janë të ngjashme me frutat e freskëta.

Megjithatë, ekzistojnë disa dallime midis dy produkteve.

– Frutat e thata përmbajnë më pak ujë sesa frutat e freskëta.

– Frutat e thata kanë nivel më të ulët të vitaminës C se sa frutat e freskëta.

– Disa kompani që prodhojnë fruta të thata shtojnë ëmbëlsues të rafinuar si shurup të fruktozës ose saharozë. Kjo rrit numrin e kalorive tek frutat e thata.

– Dioksidi i squfurit përdoret zakonisht tek frutat e thata (sidomos kajsia).

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se squfuri mund të shkaktojë reaksione kërcënuese për jetën, duke përfshirë anafilaksinë (reaksion serioz alergjik që ndodh shumë shpejt dhe potencialisht është edhe vdekjeprurës).