
Arqipeshkvi George Frendo, ka mundur të fitojë betjën me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, teksa shprehet se shumë shpejt do të kthehet pranë besimtarëve të tij, pas një periudhe shkëputje, për shkak të infektimit nga Covid 19.
Më tej ai shkruan ka qenë një eksperiencë e dhimbshme, ndërkohë që falënderon të gjithë ata që janë lutur për shëndetin e tij.
Postimi i plotë i Frendos:
Falënderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim.
Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njëjta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti shëroftë.
Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që më kanë qenë pranë që në fillimin e kësaj sëmundjeje, veçanërisht bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë dhe gjithashtu falënderoj për shërbimin e parë që kam marrë nga strukturat e shërbimit Shëndetësor në vend, veçanërisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Dëshiroj të falënderoj shumë nga ata që më kanë uruar shërim të shpejtë, ndër të cilët Presidenti i Republikës Z. Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, Kryetarin e Bashkisë Z. Erjon Veliaj, Z. Lulzim Basha kryetarin e Partisë Demokratike, e shumë e shumë të tjerë!
Falënderoj të gjithë besimtarët që janë lutur për mua. Shpresoj të kremtoj meshën me popullin në Katedrale të dielën me 6 dhjetor. Ju përshëndes përzemërsisht duke ju kujtuar të gjithëve gjithmonë në lutjen time. George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë Durrës!
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply