Jam i/e sigurtë! Ja çfarë bën “Facebook” pas tërmetit në Shqipëri (Foto)

Pas tërmetit në fuqishëm që goditi Shqipëri, “Facebook” ka krijuar një grup ku i kërkonte përdoruesve të tregonin nëse janë të sigurte apo jo.

Siç e shihni edhe në foto, rrjeti social jep dy alternativa zgjedhjeje atë “I’m safe” (Jam i/e sigurtë) dhe “Doesn’t Apply to Me” (Mos e apliko tek unë).

Shumë përdorues nuk kanë hezituar që të thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe të tjerë që nuk i kanë dhënë rëndësi.

Shqipëria u godit nga 3 tërmete të një pas njëshme, ku më i fuqishëm u regjistrua rreth orës 16.04 i cili ishte me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra e tij ishte 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Lëkundjet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe deri më tani janë raportuar për të paktën 68 persona të lënduar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet