“Jam bipolare”, këngëtarja e famshme shqiptare pranon publikisht se vuan nga çrregullimet mendore (Foto)

Këngëtarja e famshme shqiptare e ka pranuar publikisht se ka probleme me shëndetin mendor. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale Bebe Rexha ka folur hapur lidhur me çrregullimet e saj mendore.

Edhe më parë Bebe ka folur hapur për problemet e saj me ankthin apo kilogramët e tepërta që ka, por këtë herë këngëtarja ka zbuluar se vuan edhe nga çrregullimi bipolar.

Në të postimeve në “Twitter” dhe “Instagram”, Bebe tha se bipolariteti e sëmur dhe e bën të paaftë për të punuar. Gjithashtu ajo tha se nuk i vjen turp për gjendjen e saj shëndetësore.

“Nuk e kuptoja se ndihesha e sëmurë. Nuk doja të dilja nga shtëpia ose të qëndroja me njerëz. Tani e kuptoj se pse”,-shkruan Bebe Rexha në postimet e saj në rrjetet sociale.

Ndërsa shtoi se po punon për të sjellë këngë të reja dhe asgjë nuk mund ta bëjë të kthehet mbrapsht,  pas zbulimit të sëmundjes së saj.

 

View this post on Instagram

 

Honesty is a form of self love ❤️

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet