Ja si u ekzekutua në 5 sekonda gangsteri në Greqi (Video)

Mediat greke kanë publikuar videon e ekzekutimit të biznesmenit 46-vjeçar Yannis Makris në Voula, që njihej edhe si gangster. Për eliminimin e tij, thuhet se ishte paguar një shtetas shqiptar.

Materiali vizual sipas Kathimeri, janë regjistruar nga një aparat me rezolucion te larte.

Siç tregon video, sulmi i armatosur ndodhi të mërkurën e kaluar në momentin kur 46-vjeçari doli nga shtëpia dhe hipi në makinën e zeze qe ishte parkuar jashtë.

Ai sapo ishte ulur në vendin e shoferit kur vrasësi iu afrua dritares së pasagjerit dhe filloi të shtënat.

Vrasësit nuk i duket fytyra, ndërkohë që ka në kokë një kapele të zezë dhe veshur me një xhaketë sportive me dy ngjyra, si dhe pantallona dhe këpucë të zeza.

Skena e vrasjes zgjati vetëm 5 sekonda. Makris menjëherë pas të shtënave u përpoq të dilte nga makina por nuk ia doli dot të shpëtojë.

Vrasësi e ndoqi dhe e qëlloi nga një distancë e afërt as gjysmë metër. Makris nuk mundi të bënte më shumë se 3-4 hapa përpara se të binte në trotuar, i vdekur.

Një ditë më parë, ‘The Sydney Morning Herald’ raportonte se vrasja e John Makris mund të ketë ardhur pas një përplasje të përgjakshme mes bandave që ka sjellë edhe gjashtë vrasje të tjera në Athinë nga fillimi i këtij viti. Ndërkohë që si autor shkruante se ishte një shqiptar, si vrasës me pagesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet