Ja si të shpëtoni nga yndyra e tepërt në flokë

Yndyra në flokë bëhet e sikletshme saqë në fund të ditës të duhet të lahesh sërish për të hequr yndyrën nga floku. Pavarësisht se përdoren mijëra shampo për eliminimin e yndyrë por sërish nuk funksionon.

Një metodë efikase dhe me kosto të ulët është përdorimi i kripës së zezë. Si mund ta përdorim kripën e zezë për heqjen e yndyrës? Kjo metodë është një ndër më praktiket dhe nuk ju merr shumë kohë. Në shampon tuaj të zakonshme shtojini pak kripë të trashë dhe lajini flokët siç i lani përherë. Pas larjes me shampo kaloni të lani dhe me balsam. Pas disa përdorimesh ju do të shihni se yndyra do të hiqet shumë shpejt dhe ju do të keni flokë me më pak yndyrë.

Për të patur një veprim më efikas dhe në mënyrë më të shpejtë ju sugjerojmë që të shtoni kripën edhe në balsam dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.me kalimin e kohës do të vëreni se keni flokë më me shkëlqim, do të duken më me shumë volum dhe pa funde të djegura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet