×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ja si të pastroni trupin nga toksinat në vetëm tre ditë

Pastrimi i organizmit nga toksinat që akumulohen rregullisht, është jo vetëm i rëndësishëm por edhe i domosdoshëm. Në këtë artikull do të mësoni se si të pastroni trupin tuaj në një fundjavë të vetme.

Sapo të zgjoheni

Ekspertët thonë që sapo të zgjoheni të pini një gotë me ujë ku keni grirë xhenxhefil dhe shtuar lëngun e një gjysme limoni. Xhenxhefili dhe limoni luajnë një rol të rëndësishëm për pastrimin e trupit nga toksinat. Ato hidratojnë organizmin dhe nxisin pastrimin e sistemit tretës.

Mëngjesi

Për mëngjes, përgatisni një lëng të shëndetshëm e të gjelbër duke shtrydhur 3 kërcinj selino pa gjethe, 1 kastravec, 2 gjethe spinaq, një tufë majdanoz të freskët, një limon të vogël të qëruar dhe një mollë.

Ky lëng e furnizon trupin me shumë ushqyes, eliminon toksinat dhe mban bakteret larg.

Para dreke

Përpara vaktit të rëndësishëm të ditës konsumoni 3 kërcinj selinoje, 3 kastravecë të vegjël dhe 3 karrota të vogla të cilat mund t’i shoqëroni me limon për më shumë shije.

Ato mund t’i përgatisni që në mbrëmje dhe t’i ruani në frigorifer.

Dreka

Në drekë sigurohuni që të hani sa më shumë sallata me shumë përbërës të shëndetshëm. Ju mund të kombinoni kastravecët, karrotat, spinaqin, farat e susamit, avokadon, xhenxhefilin, domatet e gjithçka tjetër të shëndetshme.

Sallatat janë një mënyrë shumë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin.

Zemra

Pasdite mund të hani një grusht arrorësh. Nëse ju pëlqejnë bajamet, futini në mbrëmje në një tas me ujë dhe më pas kullojini të nesërmen.

Arrorët në përgjithësi janë të rekomandueshëm ndaj zgjidhni atë që ju pëlqen.

Darka

Darka duhet të jetë e lehtë dhe sërish me bazë perimesh. Zgjidhni perimet që ju pëlqejnë dhe përgatisni një supë të ngrohtë e të pasur në vlera.

Për diçka të ëmbël, ju rekomandojmë kos me fruta pylli e pak mjaltë.

Para gjumit

Përpara se të mbyllni ditën, sigurohuni që të pini një gotë me çaj kamomili. Çaji do t’ju qetësojë, do të përfundojë procesin e pastrimit nga toksinat dhe do ju ndihmojë të flini mirë./AgroWeb.org

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Studimi britanik/ Mbipesha, rrezik për të prekurit me COVID – 19

Studimi britanik/ Mbipesha, rrezik për të prekurit me COVID – 19

Publikuar më 10.07.2020
Studiues të shërbimit shëndetësor britanik tregojnë se mbipe...

Studiues të shërbimit shëndetësor britanik tregojnë se mbipesha është faktor risku për personat që preken me koronavirus. Të dhënat në revistën “Obeziteti” tregojnë se 75% e personave në terapi intensive janë mbipeshë. Informacionëet e deritanishme nxjerrin në pah faktin se komplikacionet e mëdha lidhen me peshën e lartë të individëve. Krahas kësaj, personat me kilogramë […]

Lexo më shumë

Kina jep alarmin: Një virus më i rrezikshëm se Covidi ka prekur këtë shtet, numër i lartë viktimash

Kina jep alarmin: Një virus më i rrezikshëm se Covidi ka prekur këtë shtet, numër i lartë viktimash

Publikuar më 10.07.2020
Ambasada e Kinës në Kazakistan ka dhënë alarmin mbi një pneu...

Ambasada e Kinës në Kazakistan ka dhënë alarmin mbi një pneumoni të rrezikshme që është më vdekjeprurëse sesa koronavirusi. “Kjo sëmundje është më vdekjeprurëse se Covid-19. Agjencitë e shëndetit po hetojnë, por ende nuk e kanë identifikuar virusin”, njofton ambasada në një komunikatë për shtyp, shrkuan Global Tims.  Që nga fillimi i këtij viti, 1772 […]

Lexo më shumë

Disa arsye përse shumë njerëz kanë duar të ftohta, shenjat dhe simptomat

Disa arsye përse shumë njerëz kanë duar të ftohta, shenjat dhe simptomat

Publikuar më 06.07.2020
Duart e ftohta, edhe nëse nuk jeni në një mjedis të ftohtë, ...

Duart e ftohta, edhe nëse nuk jeni në një mjedis të ftohtë, mund të jenë diçka normale. Shpesh, duart e ftohta janë një pjesë e përgjigjes natyrale të trupit për të rregulluar temperaturën e trupit dhe nuk duhet të jenë diçka për t’u shqetësuar. Por, nëse keni duar të ftohta në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht […]

Lexo më shumë

Avokado, fruti që e rrit jetëgjatësinë

Avokado, fruti që e rrit jetëgjatësinë

Publikuar më 04.07.2020
Konsumimi i ushqimeve të duhura, ju ndihmon që të jeni më të...

Konsumimi i ushqimeve të duhura, ju ndihmon që të jeni më të shëndetshëm dhe teknikisht të jetoni më gjatë. Në bazë të studimeve të shumta, ekziston një “super frut”, i cili ju ndihmon që të jetoni më gjatë dhe ai është avokado. Sipas ekspertëve, një dietë e pasur me avokado si dhe një aktivitet fizik […]

Lexo më shumë

Studimi: Covid-19 ka pësuar mutacion, përhapet më shpejt, ja cilat janë simptomat

Studimi: Covid-19 ka pësuar mutacion, përhapet më shpejt, ja cilat janë simptomat

Publikuar më 03.07.2020
Një studim global konfirmon se koronavirusi ka pësuar mutaci...

Një studim global konfirmon se koronavirusi ka pësuar mutacion, gjë që e bën virusin më infektiv. Sipas studiuesve mutacioni ndikon në strukturën që përdor virusi për të hyrë në qelizat që infekton. Ata e quajnë mutacionin e ri G614, dhe tregojnë se ai ka zëvendësuar pothuajse plotësisht versionin e parë që u përhap në Evropë […]

Lexo më shumë

Studimi/ Imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë më i madh nga sa është menduar

Studimi/ Imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë më i madh nga sa është menduar

Publikuar më 01.07.2020
Një studim i ri i realizuar nga Instituti suedez Karolinska ...

Një studim i ri i realizuar nga Instituti suedez Karolinska dhe Spitali Universitar Karolinska, ka treguar se shumë njerëz me simptoma të lehta dhe ata që janë asimptomatikë, kanë imunitetit të ndërmjetësuar nga qelizat T. Kjo edhe është arsyeja se pse studiuesit kanë arsye të besojnë se imuniteti njerëzor është më i lartë, sesa që […]

Lexo më shumë

Studimi italian: Koronavirusi pengon prodhimin e spermës dhe testosteronit

Studimi italian: Koronavirusi pengon prodhimin e spermës dhe testosteronit

Publikuar më 28.06.2020
Një studim i bëri së fundmi nga Shoqata Italiane e Urologjis...

Një studim i bëri së fundmi nga Shoqata Italiane e Urologjisë ka treguar se koronavirusi ndikon në uljen e prodhimit të spermës dhe testosteronit te meshkujt. Sipas Shoqatës Italiane të Urologjisë koronavirusi tek testikujt dhe spermatozoidët. Në studim prania e patogjenit në spermë mund të shkaktojë një gjendje inflamatore në baza vaskulare “e cila shkakton […]

Lexo më shumë

Përse vdesin më shumë burra nga koronavirusi?

Përse vdesin më shumë burra nga koronavirusi?

Publikuar më 27.06.2020
Burrat, gratë dhe fëmijët infektohen njëlloj nga virusi i ri...

Burrat, gratë dhe fëmijët infektohen njëlloj nga virusi i ri i koronës. Por burrat sëmuren shpesh më rëndë me COVID-19 dhe vdesin më shpesh prej tij. Ndërsa gratë dhe fëmijët janë më pak të rrezikuar. Që nga fillimi i pandemisë ka spekulime lidhur me arsyen, se përse burrat vuajnë më shumë nga infeksioni me virusin […]

Lexo më shumë