Ja si do të jetë moti natën e ndërrimit të viteve, i ftohtë dhe … (VIDEO)

Publikuar më 28. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Shiu dhe dëbora do të vazhdojnë të bien edhe përgjatë të premtes, për t’i lënë më pas vendin motit të kthjellët.
“Në mbrëmje dhe gjatë ditës së premtes presim që pjesa më e madhe e zonës malore të marrin reshje dëborë dhe pjesa tjetër e territorit, kryesisht bregdeti dhe ultësira perëndimore do të kenë reshje të pakta dhe të përkohshme”.
Ndërkohë i ftohti që do të na shoqërojë në mbyllje të këtij viti ka nisur të ndihet.
Sinoptikanët thonë se temperaturat kanë rënë ndjeshëm përgjatë dy ditëve, ndërsa parashikohet që të bien edhe më shumë, duke bërë që dita e fundit e vitit të jetë e akullt.
Por dita e parë e 2018 do të rikthej reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit.