Ja si pritet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Publikuar më 28. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Vranësira të çrregullta deri në mesditë dhe më pas kthjellime parashikohen gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë.

Në zonat malore të vendit temperaturat do të arrijnë në vlera negative dhe pjesërisht ato të ulëta.

Era do të jetë me drejtim Verilindje-Veriperëndim  1-8m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metër.

Në orët e para të mëngjesit në zonat luginore do të kemi mjegull me shikim 100m-20 km.

Përgjatë akseve rrugore do të ketë prani të ngricave. Sipas Shërbimit Meteorologjik temperaturat minimale dhe maksimale prit të arrijnë:

Temperaturat

Vendet malore             -4°/11°C

Vendet e ulëta              -0/15°C

Vendet bregdetare      3°/16°C