Ja si mund të dobësohemi duke ngrënë

Studime të shumta po bëhen në lidhje me faktin se si të arrijmë të dobësohemi por edhe të ushqehemi shëndetshëm njëkohësisht. Në Britani është bërë një studim i cili ka vërtetuar se vetëm duke modifikuar oraret e vakteve mund të arrijmë të ndikojmë në uljen e masës dhjamore të trupit.

Pra kjo është një metodë e re e cila na ndihmon të dobësohemi duke shfrytëzuar oraret e ushqimit.

Sipas revistës shkencore “The Journal Of Nutritional Sciences”, duke shtyrë orarin e konsumimit të mëngjesit dhe duke përshpejtuar orarin e darkës me 90 minuta pa ndryshuar aspak regjimin ushqimor, mund të ketë një efekt të jashtëzakonshëm mbi peshën trupore.

Llogaritet që në këto orare brenda 10 javësh mund të humbasim dyfishin e pjesës dhjamore trupore në krahasim me ata që nuk respektojnë këto orare. Ky studim ka treguar se është shumë i rëndësishëm sepse na tregon se vetëm me anë të një ndryshimi të vogël në oraret e ushqyerjes ne arrijmë të shohim rezultate pozitive në trupin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Libri që jeton

Natasha Lako Nuk e di përse, para se të flas për Panairin e sivjetmë të librit, veçoj menjëherë nga shkrimtarët…

Abissnet