Ja si i kryenin grabitjet “skifterët” shqiptarë në Milano (VIDEO)

Policia italiane ka publikuar pamjet filmike, ku duken shtetasit shqiptarë duke kryer vjedhje. Sipas mediave italiane, mëngjesin e sotëm është shkatërruar banda e shqiptarëve që dyshohen se kanë kryer rreth 32 vjedhje brenda një muaji.
Shqiptarët e arrestuar, shtatë gjithsej, janë të moshës 20-26 vjeç. Hetimet ndaj tyre kanë nisur në janar. Ata kishin aktivitet në provincën e Milanos, në Monza, Bergamo, Brianza, Brescia, Lodi dhe Varese dhe ishin autorë të së paku 15 vjedhjeve në stacione shërbimi, 14 vjedhjeve me thyerje dhe 2 plaçkitjeve të shtëpive.

Të tjera

Abissnet