Ja si duket sot fotoja e famshme që shfaqet në Windows XP (FOTO)

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Keni menduar ndonjëherë mbi imazhin që u shfaqet gjithmonë në Windows XP, sistemin e kompanisë së Bill Gates-in.

Bëhet fjalë për një kodër të blertë dhe një qiell të kaltër, foto kjo e shkrepur në vitin 1996 nga fotografi Charles O’Rear, ndërsa po kthehej në shtëpi.

Ai u fiksua pas imazhit duke mos nguruar të shkrepë një foto nga zona që ndodhet rajonin Sonoma të Kalifornisë.

Fotoja origjinale u ble në vitin 2000 nga Microsoft dhe kaq mjaftoi që ajo të shndërrohej në imazhin ikonik të sistemit Windows XP.

Por që prej shkrepjes së kësaj fotoje kanë kaluar dy dekada dhe të shumtë janë kureshtarët që ndoshta duan të dinë se si ka ndryshuar.

Kodra vijon të jetë e blertë, por tanimë nga rrënjët e vreshtit që është mbjellë prej disa kohësh.