Ja si duket Fushë-Kruja dhe Novosela pas përmbytjeve masive (FOTO)

Foto 1 nga 4 Pas Para

Përmbytjet masive që përfshinë vendin tonë gjatë ditëve të fundit, kryesisht pjesën Jugore dhe Qendrore të vendit, janë pasqyruar edhe nga Qendra për Bashkërendimin e Reagimit të Emergjencave (ERÇ). Kjo e fundit ka monitoruar nga afër situatën dhe është në kontakt të përhershëm me autoritetet shqiptare të Mbrojtjes Civile.
Në imazhet satelitore të pasqyruara edhe nga Instituti i Gjeoshkencave, tregohet edhe harta e zonave të përmbytura. Mes tyre edhe dy nga zonat më të prekura si Fushë-Kruja e Novosela e Vlorës. Territori i tyre ngjan me një liqen të madh i parë nga lart.
Sakaq, Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se sot pasdite, në përgjithësi nuk priten reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar dhe të dobët, më e mundshme në qarkun e Kukësit (me kohëzgjatje të shkurtër).

Të tjera

Abissnet