Ja sa u shitën vathët më të shtrenjtë në një ankand

Publikuar më 19. 05. 2017 nga Shekulli Online

Këta vathë kanë vendosur mbrëmjen e djeshme, rekordin e palëve më të shtrenjta të nxjerra ndonjëherë në ankand pasi u shitën për 57.4 milion dollarë, në New York.
Të përbëra nga diamanti dy vathët ishin në ngjyra të ndryshme por u bënë palë prej formës së tyre pasi u blenë së bashku nga i njëjti blerës.

Njëri në ngjyrë blu dhe tjetri ngjyrë rozë, ata janë quajtur Apollo dhe Artemis sipas perëndive greke. Ata u shitën të ndarë: vathi blu për rreth 42 milion $ dhe ai rozë për 15 milion $.

/A.L/