Ja sa është kontributi i Shqipërisë në NATO, si jemi në raport me vendet e tjera

Shqipëria raportohet se shpenzon 1.10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për NATO-n.

“Zëri i Amerikës” ka publikuar sot një tabelë ku shfaqet në përqindje kontributi i secilit vend anëtar të mbrojtjes në raport me PBB-në.

Siç shihet Shqipëria hyn në grupin e vendeve që nuk kanë një kontribut të lartë në aleancë.

Peshën më të madhe vijojnë ta mbajnë Shtetet e Bashkuara me 3.57 për qind kontribut në raport me PBB-në.

Gjatë Samitit të Brukselit presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga vendet anëtare të aleancën të dyfishojnë në 4 për qind shpenzimet për mbrojtjen.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se jemi të gjithë dakord se barra financiare nuk është ndarë në mënyrë të barabartë në aleancë.

“Këtë vit, 8 anëtarë janë angazhuar t’i kushtojnë të paktën 2% të GDP-së mbrojtjes. Ndërsa shumica e aleatëve kanë plane ta bëjnë këtë deri në vitin 2024”, tha Stoltenberg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet