Ja për çfarë rrezikohen njerëzit shumë të gjatë?

Ka shumë përfitime nga të qenit i gjatë përtej mundësisë për të arritur në dollapin e veshjeve pa përdorur karrigen apo shkallët. Nga ana tjetër, ka edhe një pengesë të madhe; sipas një studimi të ri nga Universiteti i Kalifornisë në Riverside, njerëzit e gjatë mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë kancerin.

Leonard Nunney, një studiues në UC Riverside, shqyrtoi katër studime të mëdha të popullsisë që matën lartësinë dhe mundësitë për zhvillimin e kancerit. Nunny identifikoi më shumë se 10,000 raste gjithsej të kancerit dhe kur pa gjatësinë e personave, ai zbuloi se rreziku i kancerit u rrit me 10 përqind për 10cm mbi lartësinë mesatare që mund të jetë një person, e cila është 1e 50 për femrat dhe 1e65 për meshkujt.

Ai tha:-“Po të krahasonit një djalosh me gjatësi mesatare me një lojtar basketbolli i cili ishte mbi 1 e 70 i gjatë, atëherë ai lojtar i basketbollit kishte rreth dy herë më shumë rrezik për zhvillimin e kancerit.”

Në studimin, i cili u botua në Proceedings of the Royal Society B, Nunney shpjegoi se një arsye e mundshme që njerëzit e gjatë kanë një rrezik në rritje të kancerit mund të jenë për shkak të faktit të thjeshtë se ata kanë më shumë qeliza në trupin e tyre; sa më shumë ndarje qelizore, aq më të madha shanset që qelizat të ndryshojnë dhe të çojnë në rritjen e tumorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet