Ja pasojat që la pas “ferri” i zjarrit në Kaliforni (FOTO)

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Elidona Syla

Të pakën 26 persona janë raportuar zyrtarisht të vdekur dhe mbi 100 të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur, si pasojë e zjarreve të fuqishme në Kaliforni.

Gjithashtu të gjithë banorët e Calistogas, në kontenë Napa në veri të Kalifornisë u udhëzuan të largoheshin, kërkesë që u zbatua nga të gjitha banorët, pasi në të kundërt pasojat do të kishin qenë katastrofike.

Por siç vihet re edhe nga fotografitë e publikuara nga mediat vendase, ajo çfarë ka lënë pas zjarri, në këtë zonë ku banojnë mbi 20 mijë persona, është me të vërtetë shokuese.

Mbi 170 mijë hektarë tokë është shndërruar në hi, ku dallohen shtëpitë dhe makinat tërësisht të shkrumbuara.