Ja parashikimi i motit për tre ditët e ardhshme

Publikuar më 10. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Moti i lagësht i shoqëruar me reshje shiu është rikthyer ditët e fundit në të gjithë territorin e vendit.

Ky mot pritet të jetë i pranishëm në vendin tonë edhe gjatë 3 ditëve të ardhshme. Në zonat e ulëta priten reshje shiu, ndërkohë që në ato malore do të ketë reshje bore.

Moti me shi pritet të shoqërohet me një rritje të lehtë të temperaturave.

Ja si do të jetë moti gjatë 3 ditëve në vijim:

Moti                 Temperaturat e ulëta            Temperaturat e larta

E Hënë             5 gradë celsius                     12 gradë celsius

E Martë            5 gradë celsius                     12 gradë celsius

E Mërkurë        6 gradë celsius                      11 gradë celsius