Ja ndikimet që ka në shëndet mbajtja e qenve në shtëpi

Publikuar më 13. 12. 2017 nga Dava Boci

Nëse keni një qen në shtëpi ndikon shumë në shëndetin e fëmijëve, shume prindër mendojnë që mbajtja e një qeni në shtëpi mund të sjell baktere të ndryshme. Sipas studimeve të mbash një qen në shtëpi rrit imunitetin angazhohesh në kohë të lirë, sjell shumë atmosferë të gëzuar, dhe fëmijët rriten më të shkathët për të ndër vepruar me të tjerët. Përpos që janë miq të mirë, qentë ju zgjasin edhe jetën. Eliminojnë stresin nëse doni të përmirësoni  shëndetin tuaj psikologjik investohuni tek një qen. Thuhet se nga 3.4 milionë njerëz në mes moshës 40 dhe 80 vjet, të cilët kanë në pronësi qen, janë 23 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja prej sëmundjeve të zemrës si dhe 20 për qind më pak janë të rrezikuar të vdesin nga shkaqe të tjera për 12 vjet. Studimi thotë se qentë ndihmojnë në izolimin social dhe depresionin – të dyja këto të lidhura me rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe vdekjeve të parakohshme.