Ja kush janë qytetet me të ardhurat më të larta në Shqipëri

Sapo ka nisur viti i punës për të gjithë dhe shumëkush ka nisur të mendojë për paratë që duhen për shëndetin, për kredinë, për makinën, apo edhe më larg, për pushimet e verës.
Ka nga ata që kanë menduar për këto raste dhe kanë hequr disa lekë mënjanë, ndërkohë që pjesa më e madhe e shqiptarëve as që e mendojnë dot të kursejnë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qyteti ku kursehen më tepër para në bankë është Tirana. Individët në kryeqytet kanë gjithsej në banka në lekë e valutë rreth 319 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ose 67% të totalit të depozitave që ka Tirana (pjesa tjetër zotërohet nga bizneset e institucionet). Me një popullsi prej 862 mijë banorësh, sipas INSTAT, çdo banor i Tiranës ka një kursim në bankë prej 370 mijë lekësh.
Tirana është edhe qyteti që ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në vend, sipas INSTAT, me 679 mijë lekë në vit, duke qenë në linjë të drejtë me vendin e parë që zë për sa u përket kursimeve për frymë
Në vend të dytë për nga kursimet për frymë, me 361 mijë lekë, pothuajse sa kryeqyteti, është Vlora, qyteti që ka lidhje me emigracionin, por është edhe bazë e trafiqeve të jashtëligjshme, një pjesë e të ardhurave të secilës depozitohen si kursime.
Ndryshe nga Tirana, që i “justifikon” kursimet me të ardhurat e larta për frymë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vlorën. Ky tregues për qytetin bregdetar jugor, sipas INSTAT, është 431 mijë lekë për frymë në vit, ose 63% e PBB-së kryeqytetase dhe Vlora renditet e pesta në të ardhurat për frymë.
Të tretët në renditje janë banorët e Durrësit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe emigracioni. Qytetarët durrsakë kanë rreth 260 mijë lekë depozita për frymë. Të katërt janë korçarët, (226 mijë lekë për frymë) që njihen për nikoqirë dhe si të tillë e administrojmë më mirë paranë, duke lënë disa mënjanë./t.ch

Të tjera

Abissnet