Ja kush janë 2 vajzat bukuroshe që përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në “Miss Globe” (Foto)

Dy bukuroshe shqiptare do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në “Miss Globe”. Ata janë; Klea Bushi dhe Eriona Sejdiu.

Klea Bushi, e cila përfaqëson Shqipërinë është nga Tirana dhe prej 22 vitesh ka jetuar në Itali. Bukuroshja ka treguar pak ditë më parë gjatë një interviste se kishte ëndërruar gjithmonë të fitojë kurorën e më të bukurës shqiptare dhe të përfaqësoj vendin e saj në kompeticione në nivel ndërkombëtarë.

Ndërsa Eriona Sejdiu, e cila përfaqëson Kosovën është 19 vjeç dhe studion shkencat juridike në Prishtinë dhe mes tjerash ka qenë aktive në disa projekte televizive në vendin e saj.

Së fundmi të dy vajzat kanë pozuar së bashku duke mbajtur flamujt dhe duke bërë shqiponjën me duar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet