Ja kush është personi më i paguar në botë

Dy personat më të paguar në botë janë femra. Sipas listës vjetore të revistës “Forbes”, personi më i paguar është artistja Taylor Swift.

Edhe pse vetëm 29 vjeçe dhe këngëtarja është personazhi i famshëm më i paguar në botë për vitin 2019.

Nëse në 2018 ylli i popit kishte arritur të fitonte 266.1 milionë dollarë kryesisht nga turi i saj, që në muajt e parë të këtij viti ajo ka fituar tashmë 185 milionë dollarë, falë edhe suksesit të dy këngëve të reja ME! Dhe You Need To Calm Down.

Kjo nuk është hera e parë që Swift kryeson këtë listë. Edhe në vitin 2016, ajo u rendit e para me 170 milionë Dollarë fitime.

E dyta vjen anëtarja e klanit Kardashian dhe bëhet fjala për mbretëreshën e kozmetikës Kylie Jenner.

Kylie Jenner me 170 milionë Dollarë, të fituara kryesisht nëpërmjet kompanisë së saj të produkteve kozmetike “Kylie Cosmetics”.

Ndërsa në vend të tretë është renditur bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye West, i cili ka grumbulluar 150 milionë dollarë për 2019.

Në listën vjetore të Forbes u përfshinë gjithashtu yjet e futbollit Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar në top 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet