Ja kur UEFA vendos për Shqipëri-Francë në “Arena Kombëtare”

Shqipëria po përgatitet për eventin më të madh të vitit dhe ndoshta të dekadës së fundit, duke përjashtuar historine e shkruar me kualifikimin në Europianin 2016 në Francë. Përurimi i stadiumit të ri (momentalisht i quajtur “Arena Kombëtare”, në pritje të zgjidhjes së sponsorit kryesor) përkon me ndeshjen përballë Francës, që mbyll edicionin e kualifikueseve për Europianin 2020.

Dyndja e madhe dhe lufta për një biletë ka kohë që ka nisur, aq sa dyqani zyrtar i FSHF nuk po merr “frymë” prej të paktën pesë ditësh. Edhe blerjet online vazhdojnë, por në adresën zyrtare të UEFA-s ende nuk përcaktuar stadiumi ku do të zhvillohet Shqipëri-Francë, por vetëm data dhe orari.

Vula finale nuk ka ardhur ende dhe gjatë kësaj jave punimet do të jenë edhe të më zellshme për të përgatitur sidomos pjesën e transmetimit të ndeshjes, që është hapi final. Burime të sigurta për “Telesport” pranë FSHF kanë dhënë edhe datën vendimtare kur edhe do të vijë inspektimi dhe kur UEFA do të vendosë për “OK” ose jo të hapjes së Arena Kombëtare për Shqipëri-Francë.

Data 10 nëntor do të jetë vendimtare (kur luhet edhe testi i ndeshjes së femrave). Por, dy inspektorë të UEFA-s, me eksperiencë dhe një profesionalizëm të lartë në këtë sektor, do të vizitojnë çdo kënd të impiantit të ri dhe në FSHF urojnë që punimet të kenë përfunduar deri në atë moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet