Ja kur do të zbres gruaja e parë në Hënë

NASA gjithashtu dëshiron të përdorë burimet e sipërfaqes së hënës, duke përfshirë qindra miliona tonë hidrogjen dhe oksigjen, të cilat mund të bëjnë karburant me raketa

Misioni i NASA-s për tu kthyer në sipërfaqen e hënës deri në vitin 2024 do të ketë disa ndryshime të dukshme, ku më parë amerikanët kishin shkelur në sipërfaqen e hënës në vitin 1972, por këtë herë duke përfshirë praninë e një astronauti femëror.

“Tashmë gruaja e parë do të jetë një amerikane në sipërfaqen e hënës në pesë vjet”, bëri të ditur administrator i NASA-s, Jim Birdenstine.

Kohët e fundit, zëvendëspresidenti Mike Pence ka afruar në veçanti distancën kohore për tu kthyer në sipërfaqen hënore, nga viti 2028 deri më 2024 -ën.

“NASA është në arritjen e saj më të mirë”, tha Bridenstine. “Arkitektura” e planit nuk ka ndryshuar, tha ai, por ka një ndryshim në afatin kohor, përcjell albinfo.ch.

Përshpejtimi do të kërkojë që agjencia të ngrijë disa nga investimet që planifikon të bëjë në elementet e misionit. Bridenstine tha se NASA është në procesin e ndryshimit të buxhetit fiskal 2020 për të përfshirë më shumë fonde për misionin.

Por marrja e amerikanëve në hënë në pesë vitet e ardhshme është vetëm faza e parë, tha ai. Faza e dytë është që misioni të bëhet “i qëndrueshëm” deri në vitin 2028. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara do të kenë përgjithmonë infrastrukturën e nevojshme për kthim.

“Ne mund të kemi qasje në tërësinë e hënës”, tha Bridenstine. “Çdo herë që duam, kudo që duam, mund të arrijmë në sipërfaqen e hënës”. Bridenstine tha se do të ndihmojë në përgatitjen e agjencisë për të shkuar në Mars në vitet 2030.

Ai shtoi se agjencia mund të duhet t’i nënshtrohet një riorganizimi për t’u përgatitur për misionin e saj në Mars. NASA gjithashtu dëshiron të përdorë burimet e sipërfaqes së hënës, duke përfshirë qindra miliona tonë hidrogjen dhe oksigjen, të cilat mund të bëjnë karburant me raketa.

“Ne do të shfrytëzojmë burimet e hënës”, tha Bridenstine. “Ne do të tërhiqemi nga rreziku dhe pastaj mund të shkojmë në Mars”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet