Ja cili është tregtari më i dashur i peshkut në Vietnam (Foto)

Foto 1 nga 7 Pas Para

Në rrugët e Vietnamit ekziston një tregtar shumë i veçantë i peshkut, padyshim pa konkurrencë. Për shkak të pamjes së tij tërheqëse, besojmë se do të arrinte t’iu bindë që të bleni edhe zhavor. Ky tregtar i bukur i peshkut ka edhe emrin e veçantë, Dog, e në fakt fjala është për një lloj të veçantë të maçokut.

Pronari i tij, Le Quoc Phong ka një marrëdhënie të veçantë me të dhe çdo ditë shkojnë së bashku në tregun e peshkut. Së bashku ata krijojnë një ekip të suksesshëm, në veçanti meqë maçoku në punë shkon vetëm i rregulluar mirë.

Maçoku Dog në fakt ka një punë ideale, përveç që merret me shitjen e peshkut, në çdo kohë ai mund të bëjë provë nëse ajo peshk që shet është vërtetë mall i mirë.

Dog është bërë një celebrity i vërtetë në tregun Hai Pong, madje është I suksesshëm edhe në shitjen e produkteve tjera ushqimore, e kur mbaron punën, kujdestari i saj i heq rrobat e punës dhe e rregullon. Dog në fakt është një maçok model i vërtetë, për çfarë edhe mund të bindeni vet.

 

 

Dog ka edhe ditët e tij të lira, kur mund të relaksohet ose të jetë vetëm maçok i thjeshtë, edhe pse vetëm i thjeshtë ai nuk bëhet dot më.

 

Të tjera

Abissnet