Ja cilat sëmundje shëron ftoi

Publikuar më 19. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Edhe pse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike.

Konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat, të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen.

Ftoi është adhuruar nga grekët e vjetër. Ky frut tek ta simbolizonte lumturinë dhe dashurinë.