Ja cilat sëmundje lufton rrushi

Rrushi i freskët ose i shtrydhur si lëng ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës si edhe të kancerit. Rrushi tashmë është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe stimuluese të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut. Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve tjera të organizmit.

Në anën tjetër, kalciumi dhe hekuri, të cilën futen në përbërjen e këtij fryti, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut. Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm, dhe largojnë dyoksidin e karbonit dhe mbetjet tjera të panevojshme.

Por, mjekët thonë se vitaminat dhe mineralet që përmban rrushi i freskët ose lëngu i tij i papërpunuar, mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Veç kësaj, rrushi ndihmon forcimin e imunitetit- sistemit mbrojtës të organizmit.

Sidoqoftë, rrushi është i pasur me sheqerna dhe duhet të përdoret me kujdes te njerëzit që kanë probleme me sheqerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet