Ja cilat janë gabimet me ushqimet që ju dëmtojnë rëndë mëlçinë

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë. Ato mund ta bëjnë atë më të fortë ose mund të shkaktojnë dëmtime të parikuperueshme.

Rëndësia e mëlçisë në organizëm

Mëlçia është një organ i rëndësishëm që mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve.

Mëlçia është gjithashtu nga të paktat organe që, pavarësisht dëmtimit ose përgjysmimit, mund të rritet e zhvillohet si e tërë. Çdo ilaç që ne konsumojmë rregullisht përpunohet nga mëlçia.

Ky organ filtron 1.4 litra gjak në minutë. Grekët e lashtë e konsideronin mëlçinë si zemrën e të gjitha emocioneve njerëzore.

Tre gabimet që dëmtojnë mëlçinë

Sipas të dhënave, ekspertët kanë identifikuar tre gabimet në ushqyerje që shkaktojnë dëmtime të forta në mëlçi.

Ushqimet me yndyrë, sheqerna dhe proteina shtazore

Të treja këto, janë kontribueset kryesore në dhjamosjen e mëlçisë. Kjo ndodh kur 5 deri në 10 përqind e peshës së këtij organi përbëhet nga depozitat dhjamore.

Ky problem nuk shoqërohet me simptoma por vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë dhe diabetikët. Njerëzit që konsumojnë shumë proteina shtazore janë më të rrezikuar nga dhjamosja e mëlçisë.

E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet me yndyrna të ngopura siç janë patatinat.

Alkoli

Në një orë, mëlçia përpunon deri në 20 mililitra alkol, ama nëse ju konsumoni më shumë dhe për një kohë të gjatë, atëherë mëlçia do të mbushet me depozita dhjamore. Këto depozita do të shkaktojnë dhjamosjen e mëlçisë si pasojë e alkolit.

Kripa

Ekspertët thonë se njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 2,000-2,400 miligram kripë në ditë. Por në kohët e sotme, kripa zë vend edhe në produktet më të paimagjinueshme, sa njeriu pa ose me dijeni konsumon deri më 10,000 miligramë kripë në ditë.

Kripa e tepërt mund të shkaktojë akumulim të lëngjeve dhe inflamacion në stomak, të cilat e stërmundojnë mëlçinë./AgroWeb.org

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet