Ja çfarë gabimi bëni kur hidhni parfum në flokë

Parfumi ka disa vende të caktuara ku duhet hedhur dhe në këto vende aroma shpërndahet lehtësish por gjithashtu mund të ndihet më mirë. Disa nga vendet ku parfumi mund të ndihet lehtësisht dhe të qëndroje më gjatë është pas veshëve, vendet te kyçet e duarve, pas gjunjëve.

Por kjo gjë për femrat është e pakët sepse duan gjithmonë që të vijnë aromë parfumi dhe në shumicën e rasteve mundohen të hedhin sa më shumë parfum edhe në vende të cilat mund të jenë të dëmshme apo të shkaktojnë dëme.

Një nga këto raste ku femrat tregohen të pakujdesshme janë flokët. Hedhin parfum edhe në flokë duke presupozuar që aroma e parfumit të ndihet sa më shumë. Ky veprim ndoshta me mungesë informacioni i shkakton dëmtime flokëve. Ndërkohë për mos të patur dëmtime, ajo që duhet të dini është se ekzistojnë në treg parfume të cilat janë posaçërisht për flokë por të cilat janë pak më ndryshe se parfumi normal. Ju duhet të dini dallimin e parfumit i cili është ndryshe nga parfumi i zakonshëm ndaj duhet të bëni kujdes në përzgjedhjen e tij kur e përdorni për flokët.
Këto parfume janë formuluar për të mbrojtur flokët, me vetëm 3% përmbajtje alkool, ndërkohë që parfumi i lëkurës ka 15%, ai nuk i than flokët. Shpesh flokët vuajnë nga agresorët e jashtëm si pluhurat, aroma e duhanit, apo ajo e gatimit. Ky parfum është mundësia juaj për t’iu dhënë atyre aromë të këndshme dhe plot freski pa i dëmtuar ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet