Ja çfarë duhet të konsumoni pas një aktiviteti fizik

Publikuar më 19. 09. 2017 nga pandeli

Pas një aktiviteti fizik, siç mund të jetë palestra, vrapimi apo thjesht shëtitja për disa orë në natyrë, bën që të digjen shumë kalori dhe ju patjetër që duhet të rikuperoni energjitë e humbura.

Por jo çdo gjë ju bën mirë të konsumoni pas aktiviteti fizik. Në këtë artikull ne po ju sjellim një listë me 12 produktet që ju bëjnë më mirë pas aktivitet tuaj fizik.

1. Vezët
Vezët kanë proteina dhe karbohidrate, si dhe janë të pasura me vitaminë D, që i bëjnë shumë mirë organizmit tuaj pas një aktiviteti fizik.

2. Quinoa
Quinoa ka disa herë më shumë karbohidrate se orizi i zi, prandaj është shumë i rekomandueshëm për rikuperimin e energjive pas aktivitetit tuaj sortiv.

3. Lëng portokalli
Lëngu i portokallit është shumë i pasur me vitaminë C si dhe me potassium, një elektrolit i rëndësishëm që rikuperon lëngjet e humbura të organizimit tuaj gjatë aktivitetit fizik.

4. Kos
Kosi përmban proteina dhe baktere probiotike që janë të rëndësishme për trupin tuaj. Mund ta shoqëroni kosin pa ynyrë edhe me çereale apo fruta.

5. Banane
Banenet ndihmojnë që organizmi juaj të rikuperojë glukogjenin e humbur gjatë ushtrimeve dhe ndihmon në ripërëritjen e muskujve të dëmtuar. Gjithashtu bananet janë shumë të pasura edhe me potassium.

6. Salmon
Salmoni është jo vetëm shumë i pasur me proteina, por falë sasisë së madhe të omega 3 që gjendet në të, ai ndihmon në ripërtëritjen e muskujve dhe energjive tuaja.

7. Boronica e zezë
Boronica e zezë njihet për vetitë e larta antioksidante, prandaj rekomandohen të konsumohen pas aktivitetit tuaj fizik.

8. Fruta të thata dhe arra
Frutat e thata furnizojnë shumë shpejt organizmin tuaj me proteina dhe karbohidrate dhe ndihmojne në rimëkëmbjen e muskujve.

9. Ananasi
Ananasi është një produkt anti-inflamator natyral dhe shumë i pasur me vitaminë C, që ju ndihmon të rikuperoni energjitë tuaja.

10. Patate të ëmbla
Patatet e ëmbla kanë shume vlera ushqyese dhe përmbajnë një sërë vitaminash si B6, C, D si dhe janë të pasura me potassium dhe magnezium.

11. Kivi
Kivi gjithashtu është një produkt i rekomandueshëm për tu konsumuar pas aktiviteti fizik, pasi ndikon në qetësimin e muskujve dhe ka vlera ushqyese.

12. Ujë
Asnjëherë mos ndani ujin pas aktiviteti fizik, pasi gjatë ushtrimeve organizmi dehidratohet dhe 2-3 gota ujë natyral do të rikuperonin lëngjët e humbura.