Ja 5 rregullat e bukurisë që secila prej jush duhet t’i dijë

Një thënie e bukur që çdo vajzë e grua duhet ta dijë të cilën e ka thënë Aristoteli është “Bukuria është rekomandimi më i mirë përballë çdo paragjykimi”

Vajzat janë më tepër të prirua për t’u kujdesur për pamjen e jashtme sesa djemtë por edhe këta të fundit nuk janë pas. Fiksohen pas pamjes së jashtme pasi kur përballen me njerëz të tjerë i druhen paragjykimeve dhe ndoshta kanë mungesë vetëbesimi në raste të ngjashme. Rastet janë të shumta kur vajzat nuk dalin nga shtëpia pa u “perfeksionuar” deri në detaje.Përpos faktit se mund të dukemi bukur me produkte kozmetike, janë dhe faktorë të tjerë që ndihmojnë në këtë aspekt.
Më poshtë Gazeta Shekulli ju ka përgatitur një listë me faktorë të tjerë që një vajzë duhet t’i praktikojë që të duket e bukur.

Gjumi
Nuk bëhet fjalë se fle një orë më pak apo më tepër, por për orë të tëra pagjumësie. Pagjumësia është një ndër shkaktarët kryesor i cili shkakton rrathët e zinj dhe qeset nën sy. Për t’i evituar këto ju duhet të flini minimalisht deri në 7 orë gjumë.

Uji
Duhet të dini që 69% e trupit të njeriut është i përbërë nga uji. Ky është një tregues i rëndësishëm që konsumimi i ujit duhet të jetë primar. Minimalisht një njëri gjatë ditës duhet të konsumojë 1 deri në 3 litra ujë. Por jo vetëm, duhet të pastroni fytyrën pothuajse 2 herë në ditë ose ta hidratoni sa herë është e nevojshme pasi uji është thelbësor.

Krem me faktor mbrojtës
Për të shmangur djegien nga dielli, rrudhat, njollat kafe, kancerin, mbrojeni fytyrën tuaj me një krem pudër me faktor mbrojtës. Por edhe një krem pudër i thjeshtë gjithashtu siguron mbrojtje kundër diellit.

Mos konsumoni duhan
Përveçse dëmton mushkëritë, duhani gjithashtu shkakton formimin e rrudhave, sidomos rreth gojës.

Pastrimi i fytyrës
Nëse ju nuk e hiqni grimin para gjumit, ai mbyll poret. Nëse ju flini me grim, atëherë e dëmtoni atë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet