Izraeli godet ashpër Sirinë, sulmi më i fuqishëm që prej vitit 1982

Ushtria izraelite bën me dije se ka shkaktuar dëme të mëdha në mbrojtjen ajrore të Sirisë pasi një prej avionëve të saj luftarakë u rrëzua mbi Siri gjatë një bastisjeje.

Kundërpërgjigjja ishte më e forta e këtij lloji kundër Sirisë që nga Lufta e Libanit më vitin 1982, tha gjenerali i lartë i forcave ajrore izraelite Tomer Bar.

Aeroplani F-16 u godit gjatë operacioneve që erdhën pas lëshimit të droneve iraniane në territorin izraelit.

Mësohet se dy pilotët mundën të ulen me parashutë duke i shpëtuar përplasjes në Izraelin verior. Sulmet ajrore të Izraelit në Siri janë të zakonta por, humbja e avionit luftarak përshkallëzon më tej konfliktin. Mendohet të jetë hera e parë që Izraeli ka humbur një avion në konfliktin sirian.

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet