Izraeli: Është rrëzuar një raketë spiunimi e Sirisë e prodhimit rus

Publikuar më 11. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Ushtria e Izraelit sot e ka shkrepur një raketë të tipit Patriot, për ta rrëzuar një raketë të spiunimit të prodhimit rus, mbi Rrafshnaltën e Golanit, tha armata izraelite. “Është e qartë se ishte e prodhimit rus dhe i takonte regjimit të Sirisë”, tha zëdhënësi ushtarak, Jonathan Conricus.

Raportohet se ushtria e Izraelit nuk ka dhënë ndonjë dëshmi të menjëhershme se raketa ishte e prodhimit rus ose se i takonte Sirisë. Sistemi raketor tokë-ajër, Patriot, është i prodhimit të Shteteve të Bashkuara. Izraeli e ka marrë kontrollin e Rrafshnaltës së Golanit në luftën e vitit 1967. Siria kërkon kthimin e saj. Gjatë luftës civile në Siri, një numër i raketave ka rënë në hapësirat e kontrolluara nga Izraeli. Në përgjigje, Izraeli ka lansuar sulme raketore brenda territorit të Sirisë. /Rel/