Izet Haxhia sulmon prokurorin në gjyq: Ti që i shërben Berishës, kam dijeni për shumë krime

Izet Haxhia ka lëshuar sot akuza të forta në drejtim të prokurorit, gjatë seancës së zhvilluar mesditën e sotme.

Haxhia, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ka thënë që nuk është njoftuar në atë kohë për dënimin e tij dhe i është rrezikuar jeta.

“Ti prokuror që i shërben Berishës, kam marrëveshje me Turqinë për ekstradimin. Kam dijeni për shumë krime që janë bërë në atë kohë, prandaj nuk më është bërë ekstradimi që kur e kam kërkuar dhe Berisha ka qenë në pushtet. Ndërkohë që Aldo Bare u ekstradua për 2 vite unë kam që në vitin 2005 që prisja”, tha Haxhia.

Organi i akuzës ndërkohë ka publikuar shkresat e veta dhe u shpreh se Izeti është njoftuar. Seanca e sotme është zhvilluar për të vendosur në afat ankimin për apelimin e dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet