×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Berlin-Mitte. Ai është konsumator kokaine. Dikur, thotë ai, ka konsumuar afërsisht dy herë në javë. Që prej lockdown-it si rrjedhojë e koronavirusit konsumon më shpesh, i thotë Alexandër DW në telefon: “Me siguri katër herë në javë.”

Ai çdo mbrëmje ka shokë për vizitë në shtëpi, gjë që në fakt aktualisht në bazë të rregullores ndaj koronavirusit në Berlin është e ndaluar. “Njerëzit mërziten shumë “, thotë ai. “E ç’bëjnë ata kur mërziten? Marrin narkotikë për t’u argëtuar.”

Party në dhomën e ndenjes

Përpara pandemisë Alexander dhe shokët e tij takoheshin nëpër bare. Atje ata ndonjëherë merrnin fshehurazi kokainë. “Kur je një grup prej tetë vetësh në ndonjë lokal, jo të gjithë shkojnë njëherësh në tualet”, thotë ai. „Por kur je në shtëpi e merr kokainën në tavolinë, të gjithë njëkohësisht. Kështu e merr më shpejt e si rrjedhojë të gjithë marrin edhe në sasi më shumë.”

Ende nuk ka shifra zarytre se si ka ndryshuar konsumi i drogës gjatë pandemisë së koronavirusit. Kontakte të kufizuara, kufij të mbyllur dhe aeroporte të boshatisur u kanë krijuar shumë kokëçarje bandave kriminale. Shumë ekspertë kishin parashikuar, që do të binte tregtia dhe konsumi ilegal i drogës.

Gjetje rekord në port

Tashmë më pak kokainë në treg? Jo, përkundrazi, thotë Alexander nga Berlini. Mjafton një telefonatë, e për 20 deri në 30 minuta „taksinë e kokainës” e ke tek dera. “Më shumë se treçerek ore nuk pret”, thotë ai njësoj si me Lieferandon apo servisin e picave në shtëpi. Edhe çmimet kanë mbetur të qendrueshme, thotë ai.

Këtë e vërteton edhe René Matschke. Puna e tij është që të pengojë furnizimin e „taksive të kokainës”. Matschke është drejtues i Zyrës së hetimit të Doganën e Hamburgut. “Vendet kryesore të zbarkimit të kokainës janë gjithmonë portet e mëdha”, i thotë Matschke DW-së.

Infografik Kokain in Deutschland ENTë dhënat mbi sasitë e sekuestruara të kokainës në Gjermani nga vitit 2014 – 2021

Në portin e Hamburgut mbërrijnë çdo ditë mbi 23.000 kontejerë. Bashkëpunonënjsit e Matschkes veçojnë kontejerë të dyshimtë, që vijnë nga Amerika e Jugut, kanë kaluar një itinerar të caktuar dhe janë tregtuar prej firmave të dyshimta. Në magazinat e mëdha hetuesit e doganës i kontrollojnë këto kontejerë përmes impianteve me rreze Rëntgen.

Gjithmonë ata gjejnë kokainë, ndonjëherë të paketuar në çanta sporti, ndonjëherë të fshehur mes thasëve të mëdhenj apo në ushqimet e ngrira. “Sasia që kemi sekuestruar sot, nuk është gjetur asnjëherë më parë”, thotë Matschke. “Gjatë dy viteve të fundit kemi gjetur deri në dhjetë ton. Vitet më parë kemi sekuestruar tre deri në pesë ton në vit në të gjithië Gjermaninë.”

Por javën e kaluar Matschke prezantoi sasinë më të madhe të konstatuar ndonjëherë: 16.000 kg. kokainë në ambalazh metali, që në fakt duhej të kishte qenë allçi. Kaq shumë kokainë nuk është sekuestruar ndonjëherë gjatë një hetimi në Europë.

Përse në Europë?

Europa ndërkohë është tregu më joshës për bandat kriminale, thotë Jeremy McDermott për DW. Drejtori i Organizatës InSight Crime bën fjalë për një „linjë trasnporti kokaine për në Europë”.

“Çmimet në Europë janë shumë më të larta dhe rreziku shumë më i ulët se në Amerikën e Jugut apo të Veriut”, thotë McDermott, i cili me ekipin e tij në Medellín në Kolumbi analizon krimin e organizuar në Amerikën e Jugut. “SHBA çdo vit shpenzojnë miliarda dollarë për luftën e tyre kundër drogës. Ata kanë një ushtri të tërë në veprim për luftimin e drogës.”

Orientimi në Europë është për bandat „thjeshtë një lehtësim i arsyeshëm i biznesit”. McDermott beson, se tregu europian i kokainës do të rritet edhe më tej, „veçanërisht në Europën Lindore”.

Infografik Schmuggelroute Kokain Europa ENRrugët e kontrabandës së drogës

Itinerari brazilian

Prodhimi në vendet si Kolumbia, Bolivia apo Peruja vazhdon të jetë i lartë. Prej andej janë etabluar disa itinare për në Europë, thotë McDermott. “Itinerari më i prerferuar është nga Kolumbia në portet braziliane.” Por deri atje kokaina kalon në katër deri në pesë duar.

“Atje nevojitet një bandë tjetër, që të kujdeset për ta futur kokainën në kontejerin e caktuar për në Europë. Për këtë me gjasë duhet t’u paguhet ryshfet punonjësve të portit dhe të doganës.” Ndryshe nga dikur sot në biznes janë të përfshirë grupe kriminale nga vende të ndryshme.

Në Europë kontejerët merren në dorëzim nga një ekip tjetër, që i dërgon ato në depot e tranzitit. Në këtë hallkë shpesh janë të angazhuara bandat holandeze në portet kyç të Roterdamit dhe Anversës.

Në një depo tranziti malli ndahet. „Një ngarkesë ka shpesh disa pronarë dhe shumë blerës të ndryshëm”, thotë McDermott. “Ata e marrin mallin dhe e transportojnë atë në të gjithë Europën.”

Në këtë mënyrë droga gjen rrugën për tek shpërndarësit e vegjël për të mbërritur p.sh. edhe deri tek Alexander në Berlin. Gjithsej 12 milionë europianë kanë marrë një herë kokainë, vlerëson EMCDDA, Qendra Europiane e Vëzhgimit për Drogën dhe Vesin e Drogës në Lisbonë.

Edhe Laurent Laniel nga EMCDDA mendon, se kokaina në Europë është duke u përhapur që prej disa vitesh. Kjo ka pasoja thotë ai për DW: „Ne duhet të jemi të përgatitur se mund të ketë më shumë korrupsion dhe më shumë dhunë në Europë.”

Të paktën në prote dhe aeroporte nisur nga sasitë e zbuluara bëhet e qartë, që bandat mund të kenë rekrutuar me ryshfete punonjësit. „Ka gjithnjë e më shumë shenja për raste korrupsioni në autoritetet hetimore dhe në sistemin e drejtësisë. Ne natyrisht nuk jemi si në nivelin e Amerikës së Jugut. Por mund të ndodhë, që të ketë persona të veçantë në administratë e në politikë në Europë që përfitojnë prej tregtisë me kokainën.”

Dhomë torturash në kontejer

Sa më shumë kokainë vjen në Europë, aq më shumë para është në lojë thotë Laniel. Kësisoj rritet edhe gatishmëria e bandave për përdorimin e dhunës. Ai thotë, se është zbuluar një dhomë torturash në një anije kontejerësh në Holandë, që është një shembull se me çfarë brutaliteti vepron krimit i organizuar në Europë.

Edhe në Hamburg ka pasur të shtëna në qarqet e bosëve të drogës, thotë René Matschke nga dogana e Hamburgut, “Gjatë kontrolleve ne gjejmë vazhdimisht edhe armë.” Madje edhe punonjës të doganës e të policisë janë kërcënuar.

Si duhet të reagojë shteti? T’i shpallë luftë drogës, si në SHBA? Jo, thotë Jeremy McDermott nga InSight Crime në Medellín. “Ne duhet të kemi një qasje gjithëpërfshirëse, jo vetëm represion, ndalime dhe arrestime.”

Gjermania duhet të bashkëpunojë me partnerët, me SHBA-në dhe shtetet mike në Amerikën Latine. “Shoqëria civile duhet të forcohet për t’u ofruar alternativa fermerëve të kokainës. Nëse bëhen përpjekje për ta kufizuar tregtinë e drogës, duke kontrolluar kontejerët në Hamburg, kjo nuk do të ketë efekt të madh.”

Konsumatori Alexander në Berlin e konsideron veten si hallkën e fundit të një zinxhiri të gjatë. Nëse ai do të heqë dorë nga konsumimi i kokainës, atëherë kjo nuk do të ndryshojë gjë, thotë ai. “Nëse malli është këtu, është njësoj si me derrin e therur. Nëse mishi është në tryezë dhe unë nuk e ha, derri gjithësesi është i therrur e nuk ngjallet më.”

Po si është puna me shëndetin e tij? Konsumimi rregullisht i kokainës mund të dëmtojë enët e gjakut dhe organet, mund të bëhet ves, të lerë pasoja psiqike e të shkaktojë sëmundje psiqike, tërheqin vëmendjen mjekët. “Natyrisht që ndonjëherë është e dyshimtë se çfarë injekton”, thotë Alexander. Sidoqoftë ai ka ndërmend që sapo të marrë fund lockdown-i ta pakësojë konsumin e kokainës. DW

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Publikuar më 13.04.2021
Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibrak...

Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku dhe Erion Peti të arrestuar të shtunën nga policia janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme. Policia arriti të sekuestroi prej 143 kg kokainë e ndarë në 200 pako, e cila vinte nga Ekuadori në një kontejnerin me banane. Droga ishte fshehur në tavanin e kontejnerit e […]

Lexo më shumë

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Publikuar më 13.04.2021
Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e...

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e kreut të Kadastrës,  Edmond Stojani. Vranicki Hisku, 24-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë pas zbulimit të laboratorit të drogës në Gjorm të Kurbinit, mori masën e sigurisë  “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve dhe […]

Lexo më shumë

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Publikuar më 13.04.2021
Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani...

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani” në kryeqytet. Policia njofton se A. Sh., 37 vjeç ka goditur me sende të forta një person i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë 37-vjeçari është vënë në pranga. Policia ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë për vepra […]

Lexo më shumë

Bien lindjet në 2020, shpërblimi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për 1,622 bebe më pak se në 2019

Bien lindjet në 2020, shpërblimi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për 1,622 bebe më pak se në 2019

Publikuar më 13.04.2021
Për vitin 2020 në Shqipëri, bonusi i bebeve u shpërnda për 3...

Për vitin 2020 në Shqipëri, bonusi i bebeve u shpërnda për 36,188 lindje apo rreth 4,5% më pak se një vit më parë. Sipas shifrave të Ministrisë të Shëndetësisë në 2020 shpërblimi i bebeve me vlerë 40 mijë lekë u shpërnda për 36,188 lindje nga 37,810 lindje që përfituan shpërblim në 2019. Tkurrja e numrit […]

Lexo më shumë

Investigimi i The Guardian: Si politikanët shqiptar manipulojnë me Facebook, ata po ju mashtrojnë, po ngacmojnë edhe qytetarët

Investigimi i The Guardian: Si politikanët shqiptar manipulojnë me Facebook, ata po ju mashtrojnë, po ngacmojnë edhe qytetarët

Publikuar më 12.04.2021
Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët b...

Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët botërorë të përdorin platformën e tij për të mashtruar publikun ose për të ngacmuar kundërshtarët, pavarësisht se janë paralajmëruar për prova të keqbërjes. The Guardian ka parë një dokumentacion të gjerë të brendshëm që tregon se si Facebook trajtoi më shumë se 30 raste në 25 vende të […]

Lexo më shumë

Lali Leku kërkon votat e shqiptarëve me atlete 1300 dollarë

Lali Leku kërkon votat e shqiptarëve me atlete 1300 dollarë

Publikuar më 12.04.2021
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ose siç njihet ndryshe...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ose siç njihet ndryshe Lali Leku u shfaq në një takim në krah të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar votën e shqiptarëve. Por edhe pse përpiqet që gjithmonë të duket sa më sportiv dhe pa shumë shpenzime duket se në këtë takim kishte harruar të fshihte markat luksoze që vesh. […]

Lexo më shumë

Europol: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në Europë; BE e ‘mbytur’ nga kokaina

Europol: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në Europë; BE e ‘mbytur’ nga kokaina

Publikuar më 12.04.2021
Europol nëpërmjet ‘Serious and Organised Crime Threat Assess...

Europol nëpërmjet ‘Serious and Organised Crime Threat Assessment’ ka publikuar një raport 4-vjeçar për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës drejt BE. Nga të dhënat rezulton se Europa për shkak të trafikut të kokainës dhe COVID-19 ka shkuar në një pikë kritike. Sipas Europol, ngarkesa të paprecedenta janë trafikur nga Amerika Latine drejt vendeve […]

Lexo më shumë

Orikum/ Shpërthen tritoli në apartamentin e të arrestuarit për trafik droge, detajet e reja

Orikum/ Shpërthen tritoli në apartamentin e të arrestuarit për trafik droge, detajet e reja

Publikuar më 12.04.2021
Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer pasditen e sotme në ...

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer pasditen e sotme në një apartament. Ngjarja ndodhi në zonën e Orikumit. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Orikum/Informacion paraprak Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël […]

Lexo më shumë