Italia vijon “luftën” me Covid-19, shënon 662 viktima në 24 orë

Italia vijon “luftën” me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 662 viktima nga koronavirusi.

Pas 4 ditësh në rënie, sot është ringritur kurba e personave të infektuar, duke shkuar në mbi 80 mijë. Sot ato janë 4,492 të tjera ndërsa dje rritja kishte qenë 3,491, e marta me 3,612, e hëna me 3,780 dhe e diela 3,957.

Ndërkohë, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 8165. Ndërsa10.361 njerëz u shëruan në Itali pas kontraktimit të koronavirusit, 999 më shumë se dje. Të dhënat u zbuluan nga Mbrojtja Civile gjatë konferencës për shtyp.

“Kulmi i epidemisë së koronavirusit në Itali është “shumë afër” dhe është “shumë i gjerë”, tha Fabrizio Nicastro, i Institutit Kombëtar të Astrofizikës për. Kjo është situata e deritanishme, në të cilën rajonet më të prekura janë Lombardia, Veneto dhe Emilia Romagna.”Nëse shpërthen një rajon tjetër i rëndësishëm – vuri në dukje ai – është e qartë se kurba do të rritet përsëri”.

Ndërkohë, situata është kritike në sistemin e shëndetësisë në Itali, ku numri i mjekëve që ka humbur jetën ka shkuar në 37.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet