Nuk ndalet bilanci i kobshëm në Itali, 837 të vdekur në 24 orët e fundit!

Janë 837 persona të vdekur në 24 orët e fundit. Italia vazhdon betejën me COVID-19 duke humbur qindra jetë njerëzish në ditë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4053 persona të infektuar me koronavirus, duke e çar kështu numrin total të të prekurve në 105 792.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 12 428. Për sa i përket pacientvëve të shëruar, numri i tyre ka arritur në 15 729, pasi sot janë konfirmuar edhe 1109 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Rajoni i Lombardisë vazhdon të jetë më i prekuri, me 7199 viktima në total, ku 381 janë shënuar vetëm sot, ndërsa numri i të prekurve është 43 208.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet