×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Italia në situatë alarmante nga COVID-19/ Mjeku publikon shifrat reale: 92.8% nuk kanë nevojë të shtrohen në spital

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar disa shifra për të shpjeguar situatën e kurbës së infeksionit nga COVID-19 në Itali. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, mjeku thotë se vdekshmëria nga virusi në vendin fqinj është 0.3%.

Nëpërmjet grafikëve, ai thotë se mosha deri në 50 vjeç ka vdekshmëri pothuajse 0%, ndërkohë që sipas mjekut bazuar në statistikat zyrtare 92.8% e pacientëve nuk kanë nevojë klinike që të shtrohen në spital.

Sipas shifrave moshat aktive janë ato që infektohen më shumë (65.3% janë 19-70 vjeç). Më tej mjeku shkruan se mbyllja e kufijve nuk ka pasur asnjë kuptim epidemiologjik duke qenë se shumica dërrmuese e rasteve janë pikërisht autoktone, ky vendim italian ka pasur kryesisht arsyetim politik.

Postimi i plotë:

“Është e lehtë të gënjesh përmes statistikave, por shumë më e lehtë të gënjesh pa statistika!”

Cit.: Frederick Mosteller

Miqtë e mi! Si gjithmonë e kemi zakon të shohim Italinë dhe të trembemi!

E kemi bërë në mars dhe vazhdojmë ta bëjmë në tetor! Por cilat janë shifrat e Italisë të para pa asnjë emocion?

Publikimi i fundit zyrtar në Itali është kryer nga Istituto Superiore della Sanità dhe paraqet situatën dhe shifrat zyrtare në periudhën dyjavore 28 shtator – 11 tetor 2020. (linku i raportit në fund të postimit si gjithmonë).

Disa prej të dhënave janë paraqitur qartë përmes grafikëve, kurse disa të tjera janë në tekst dhe nuk janë vendosur në formë grafiku.

Nuk është rastësi apo harresë nga ISS, por sepse ato të dhëna japin rëndësinë e vërtetë të infeksionit që i intereson popullatës.Për barazi informacioni, grafikët mungues i kam krijuar bazuar mbi tekstin e shkruar të raportit zyrtar.

Të dhënat kryesore:

Figura 3 tregon shpërndarjen e të infektuarve sipas grupmoshës:

47.1% janë 19-50 vjeç; 24.2% janë 51-70 vjeç; 17.3% janë 0-18 vjeç; 11.3% janë >70 vjeç.

Pra, moshat aktive janë ato që infektohen më shumë (65.3% janë 19-70 vjeç).

Tabela 1 tregon si janë zbuluar pacientët e infektuar: 31.6% përmes kontrolleve screening (testime masive); 30.6% përmes paraqitjes së simptomave; 30.5% përmes hetimit epidemiologjik; 7.3% nuk dihet.

Pra, mund të shihet qartë sa e nevojshme është të testohen personat me klinikë dhe testet masive. Tabela 2 tregon kush po infektohet: 88.7% janë italianë autoktonë; 7.8% nuk dihet;  2.4 % janë raste të importuara nga jashtë shtetit; 1.1% janë lëvizje ndërmjet rajoneve italiane.

Pra, mbyllja e kufijve nuk ka pasur asnjë kuptim epidemiologjik duke qenë se shumica dërrmuese e rasteve janë pikërisht autoktone.  Ky vendim italian ka pasur kryesisht arsyetim politik.

TABELA 7 ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME dhe tregon VDEKSHMËRINË SIPAS MOSHAVE: 18-29 vjeç, 0 vdekje ndër 3.900 raste = vdekshmëria 0.0%; 30-39 vjeç, 2 vdekje ndër 6.009 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);

40-49 vjeç, 4 vdekje ndër 9.182 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);50-59 vjeç, 23 vdekje ndër 10.600 raste = vdekshmëria 0.2%;

60-69 vjeç, 51 vdekje ndër 3.447 raste = vdekshmëria 1.5%; 70-79 vjeç, 15 vdekje ndër 170 raste = vdekshmëria 8.8%; Moshë e paditur (potencialisht >80 vjeç), 14 vdekje ndër 91 raste = vdekshmëria 15.4%. TOTALI: 109 VDEKJE NDËR 33.399 RASTE = VDEKSHMËRIA 0.3%

Vëreni se moshat 0-18 vjeç nuk janë fare në tabelë, ndërsa vdekshmëria totale është vetëm 0.3% (gripi sezonal është rreth 0.15%).

Dy grafikët e fundit janë të bërë vetë, pasi ISS-ja “nuk e ka parë të arsyeshme” ta bëjë informacionin të dukshëm vizualisht, por e ka paraqitur vetëm me tekst: Grafiku 1: Gjendja klinike 55.9% e të infektuarve nuk ka asnjë shenjë të vetme klinike 15.7% e të infektuarve ka shenja minimale; 22.1% e të infektuarve ka shenja të lehta; 6.6% e të infektuarve kanë shenja të rënda (potencialisht të shtruar në spital); 0.7% e të infektuarve kanë shenja kritike (potencialisht të shtruar në terapi intensive). Pra, 92.7 e të infektuarve e kalojnë krejtësisht lehtë sëmundjen!

Grafiku 2: Ku gjenden të infektuarit? 91.2% e të infektuarve po trajtohen në shtëpi; 7.63% e të infektuarve po trajtohen në spital në repart normal; 0.77% e të infektuarve (ose rreth 10% e shtrimeve totale) po trajtohen në spital në terapi intensive; 0.3% ndodhen në një anije karantinë (potencialisht emigrantë ose detarë).

0.1% ndodhen në spital ushtarak (potencialisht personel ushtarak).

Pra miqtë e mi, mesazhet kyçe janë: VDEKSHMËRI (CFR) = 0.3%! VDEKSHMËRI POTHUAJSE 0% DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ 92.8% NUK KANË NEVOJË KLINIKE TË SHTROHEN NË SPITAL!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Jam ndjerë si kokë pa turp”, shërohet nga COVID-19 George Frendo

“Jam ndjerë si kokë pa turp”, shërohet nga COVID-19 George Frendo

Publikuar më 29.11.2020
Arqipeshkvi George Frendo, ka mundur të fitojë betjën me COV...

Arqipeshkvi George Frendo, ka mundur të fitojë betjën me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, teksa shprehet se  shumë shpejt do të kthehet pranë besimtarëve të tij, pas një periudhe shkëputje, për shkak të infektimit nga Covid 19. Më tej ai shkruan ka qenë një eksperiencë e dhimbshme, ndërkohë që falënderon […]

Lexo më shumë

Infektohet me COVID-19 një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë

Infektohet me COVID-19 një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë

Publikuar më 29.11.2020
Një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë, rezul...

Një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë, rezulton të jetë prekur me COVID-19, duke e çuar në gjashtë numrin e të infektuarve në këtë institucion. Ndërkohë pritet përgjigja e 3 punonjësve të tjera, të cilat kanë shfaqur simptoma të COVID-19. Sakaq, qarku i Vlorës vazhdon të raportoi shifra të larta me virusin e […]

Lexo më shumë

Tentoi të vriste 27-vjeçarin pas një konflikti, policia rrethon lokalin në Berat, arrestohet autori

Tentoi të vriste 27-vjeçarin pas një konflikti, policia rrethon lokalin në Berat, arrestohet autori

Publikuar më 29.11.2020
Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar t...

Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të qëllojë me armë zjarri një person. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrim” të Beratit, ku dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin. “Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., […]

Lexo më shumë

Prej ditësh i shtruar te “Shefqet Ndroqi”, humb jetën efektivi i policisë (Emri)

Prej ditësh i shtruar te “Shefqet Ndroqi”, humb jetën efektivi i policisë (Emri)

Publikuar më 29.11.2020
Një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së ...

Një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit ka humbur jetën në betejën me Covid-19. Burime zyrtare konfirmuan se Inspektor Banush Ferhati, 57 vjeç mëngjesin e kësaj të diele ndërroi jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar në mes javë. Ferhati ishte baba i tre fëmijëve dhe kishte 23 vite punë […]

Lexo më shumë

Spektakolare/ Niagara në Kanada “ngjyroset” kuqezi në nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë (VIDEO)

Spektakolare/ Niagara në Kanada “ngjyroset” kuqezi në nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë (VIDEO)

Publikuar më 29.11.2020
Me rastin e përvjetorit të 108-të të Pavarësisë së Shqipëris...

Me rastin e përvjetorit të 108-të të Pavarësisë së Shqipërisë ujëvara e Nigarës ka marrë ngjyrat e flamurit kombëtar kuqezi. Përmes një postimi në “Facebook” ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, shkruan se simboli i vendit, mori ngjyrat kuqe e zi në nderim dhe respekt të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit […]

Lexo më shumë

Humb kontrollin e automjetit, aksidentohet drejtuesja e “Volkswagen”

Humb kontrollin e automjetit, aksidentohet drejtuesja e “Volkswagen”

Publikuar më 29.11.2020
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në shëtitor...

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në shëtitoren Lungomare, në Vlorë. Makina me targë “AA068VX” kishte drejtuese një femër, e cila ka humbur kontrollin e mjetit e më pas është përplasur me bordurën e shëtitores. Makina ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme, ndërsa drejtuesja është dërguar  në spital, por fatmirësisht ndodhet […]

Lexo më shumë

Zëri i Amerikës: Bien rastet me Covid në Shqipëri, por vdekjet janë të larta. Shqetësuese situata në spitale

Zëri i Amerikës: Bien rastet me Covid në Shqipëri, por vdekjet janë të larta. Shqetësuese situata në spitale

Publikuar më 28.11.2020
Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus, po vijnë duke u u...

Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus, po vijnë duke u ulur, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i lartë e po ashtu shqetësuese është dhe situata në spitale e veçanërisht me të sëmurët në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftuan për 16 persona të cilët kanë humbur jetën: 6 qytetarë nga […]

Lexo më shumë

Mjekja e Infektivit përlotet live në tv: Vendimi për të intubuar një pacient, jo i lehtë

Mjekja e Infektivit përlotet live në tv: Vendimi për të intubuar një pacient, jo i lehtë

Publikuar më 28.11.2020
Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qën...

Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qëndron në vijën e parë të frontit të luftës përballë koronaivirusit, sjell rrëfime që i përjeton çdo ditë nga brenda spitalit COVID1. Mes emocionesh dhe e prekur nga beteja e përditshme, Kolovani në një intervistë përballë gazetares Nisida Tufa në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ tregoi se si […]

Lexo më shumë