Italia jashtë Botërorit/ Casillas mesazh ngushëllues për Buffon, gjermani Ballack i “thumbon”

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Portieri i Spanjës Iker Casillas ka treguar edhe njëherë se vazhdon të mbetet një ikonë e futbollit. Ai ka shkruar një mesazh ngushëllimi për Gianluigi Buffon, pas eliminimit të Italisë nga Kupa e Botës.

“Nuk më pëlqen të të shoh në këtë gjendje. Dua të të shoh ashtu siç ke qenë gjithmonë: një Legjendë! Jam krenar që të kam njohur dhe që jam ndeshur disa herë me ty. Do të kemi fatin të shohim akoma në fushë mik!”. Ky ka qenë mesazhi në twitter i Casillas për Buffon.

Nga ana tjetër legjenda gjermane e futbollit, Michael Ballack, i cili për ironi të fatit, në gjithë karrierën e tij nuk ka fituar asgjë me kombëtaren. Pas eliminimit të “axurrëve”, Ballack ka shkruar në twitter: “Kampion të botës në 2018?”, duke folur për një triumf të mundshëm të Gjermanisë. “Jogi (Joachim Low, trajneri i Gjermanisë) është me fat” dhe “Lutuni për Italinë”.

Ndoshta gjermanët janë më të lumturit nga eliminimi i Italisë, pasi italianët kanë qenë gjithmonë “makthi” i tyre në Kupat e Botës.