Italia formon koalicionin qeverisës, ja cilat janë sfidat e reja

Në Itali është emëruar qeveria e re, me në krye Giuseppe Conte, në mes lëvizjeve ligjore kundër ministrit të brendshëm të krahut të djathtë, Matteo Salvini. Prokurorët ngritën një padi për shpifje ndaj z. Salvini ndaj mbrojtses së emigrantëve Carola Rackete

Erjon Dervishi

Ende pa marrë votëbesimin në Parlament, qeveria e re italiane ndeshet me një sërë sfidash. Së pari, ajo duhet të afrojë Italinë me normat dhe standardet europiane të migracionit, duke u dhënë fund politikave diskriminuese të ish-ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini. Ndaj këtij të fundit janë hapur disa çështje penale. Ndërkohë qeveria e re po kritikohet për ministren e Bujqësisë. Sipas tyre ajo ka vetëm shkollën e mesme. Prokuroria ka hapur çështjen penale në ngarkim të Salvinit për rastin e drejtueses së një anijeje shpëtimi, gjermanes Carola Rackete. Ajo injoroi urdhrin e Salvinit për ta mbajtur anijen e shpëtimit jashtë ujërave italiane. Më pas ajo u ndalua nga autoritetet, por gjykata e liroi. Vendin e Salvinit në qeveri e ka zënë një profesioniste e pavarur. Ajo është Luciana Lamorgese, një punonjëse e vjetër e administratës dhe specialiste e imigracionit. Prej saj pritet afrimi i Italisë me normat dhe standardet evropiane të migracionit, duke u dhënë fund politikave diskriminuese të Salvinit. Qeveria e re ka 10 ministra nga partia populiste Lëvizja 5 Yjet dhe nëntë nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, që kryesohet nga kryeministri i pavarur, Giuseppe Conte. Qeveria e re me një moshë mesatare 47-vjeçare, ende pa marrë votëbesimin në të dy dhomat e Parlamentit është ndeshur edhe me kritika e sulme raciste. Një pjesë e tyre janë drejtuar ndaj ministres së Bujqësisë, Teresa Bellanova. E njohur si një luftëtare e epur e çështjeve sindikaliste dhe me përvojë të gjatë në administratën shtetërore, Bellanova kritikohet pasi ka vetëm arsimin e mesëm. Në mbrojtje të saj ka dalë vetë Partia Demokratike që e ka propozuar. Në fakt Bellanova ka qenë nënsekretare e Punës në qeverinë Renzi, por dhe senatore që prej vitit 2018. Koalicioni i krijuar duhet që të fitojë vota besimi në Dhomën e Deputetëve (Dhoma e Ulët) dhe Senat (Dhoma e Epërme) përkatësisht të hënën dhe të martën. Pritet të fitojë në të dyja dhomat, megjithëse ka vetëm një shumicë të paktë në Senat. Z. Salvini është kritik i ashpër ndaj BE-së, duke akuzuar unionin se lejoi që Italia të bëhet “kampi i refugjatëve në Evropë”. Por Ministri i ri i çështjeve të BE-së, Vincenzo Amendola, tha se “partitë në këtë qeveri do të bëjnë çmos që të mos grinden me Brukselin, të mos kenë zënka apo përplasje të pakuptimta”. Vitet e fundit, Italia, si Greqia, ka luftuar për të përballuar anijet e emigrantëve që lundrojnë nga Afrika e Veriut apo Turqia. Ata janë në vijën e parë të krizës, pasi bandat e kontrabandës njerëzore shfrytëzojnë emigrantët që largohen larg nga lufta ose varfëria e rëndë.

Çështja kundër Salvinit

Prokurorët në Romë po veprojnë mbi një ankesë të Carola Rackete e cila ka akuzuar Z. Salvini për kryerjen e një fushate njollosje kundër organizatës së saj jo qeveritare gjermane, Sea-Watch. Prokurorët po kërkojnë konfiskimin e llogarive të mediave sociale të Z. Salvini. Ai është një përdorues i shpeshtë i Twitter dhe Facebook. Procedimi gjyqësor ka të bëjë me frazat e Salvinit si “organizim i paligjshëm dhe i jashtëligjshëm”, “anije pirate”, “bashkëpunëtorë të kontrabandistëve dhe trafikantëve”, dhe “delikuentëve”. Z. Salvini u rikthye në Twitter, duke thënë (në italisht): “I denoncuar nga një komunist gjerman, një trafikant emigrantësh, i cili sulmoi një nisje motorike të rojeve të financave: një medalje për mua! Unë kurrë nuk do të heq dorë.” Mediat italiane raportojnë se nga mesi i majit Z. Salvini kishte kaluar vetëm 17 ditë në ministrinë e brendshme që nga fillimi i vitit. Një gjykatë në Locri ndërkohë revokoi ndalimin e vendosur ndaj kryetarit të Riacës, Domenico Lucano, i famshëm në të gjithë Italinë për mirëpritjen e emigrantëve në qytetin e tij. Ai u la në arrest shtëpiak dhe më pas u internua në tetor 2018, por tani ai mund të kthehet në Riace.

“Unë nuk jam marionetë”

“Unë nuk jam marionete. Unë përfaqësoj popullin tim “, kështu iu kundërvu Conte kritikave në Strasburg. Nё një fjalim që mbajti duke deklaruar dorëheqjen, Konte kritikoi ashpër ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, qё ishte ulur pranë tij duke e akuzuar për “obsesion në politikën e migracionit”. Ai e akuzoi Salvinin si tё papërgjegjshëm, sepse Italia e dobësuar ekonomikisht ka nevojё pёr njё qeveri solide pёr ta ndryshuar kёtё situatё – duke u zgjuar kësisoj disi me vonesё. E sikurse shkruan gazeta “Corriere della Sera” pas kësaj ndodhi mrekullia. Praktikisht avokati i urtё, Conte brenda pak ditёsh krijoi njё raport me kryetarin e socialdemokratëve, Nicola Zingaretti, duke e bindur atё për një koalicion me lëvizjen Pesë Yjet. Tё dy zhvilluan formulën, qё Conte përmbledhtas e shpjegon: “Unë do tё garantoj, që Pesë Yjet dhe socialdmeokratёt nuk janё vetёm njё shumё e pjesёve tё tyre, por njё lidhje, njё sintezё, njё koalicion i vërtete.”

Politika e Contes

Conte nga njё politikё mё shumё radikale e djathtё kaloi nё kahun e aleancёs sё majtё. Themeluesi i Pesё Yjeve, humoristi Beppe Grillo, i dha bekimin kёsaj nisme tё re nё njё blogg tё tij. Koalicioni i ri do tё jetё “njё qeveri pa politikanё”, shkruan Beppe Grillo. Avokati Conte e interpreton kёtё ironi tё Grillos, se kёshtu vetёm ai, “Jo politikani”, do tё bёhet garanci për një fazë tё re në politiken italiane. Qysh nё muajt e fundit, euroskeptiku Conte i tërhoqi deklaratat e tij tё mëparshme. Nё bisedat me Komisionin e BE-sё, kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, Conte ia doli qё tё pengoj procesin e deficitit kundër Italisë me borxhe tё mëdha. Ai deklaroi, se “projekti mё i rёndёsishёm i qeverisë sё ardhshme do tё jetё buxheti i vitit 2020″, qё do ta kthejё Italinё nё shtegun e rritjes ekonomike, do tё hapё vende pune e do tё sjellё investime.” Sa i përket politikёs sё jashtme mbetet i paqartё drejtimi qё do tё ndjekё qeveria „Conte II”, sidoqoftë ai do tё jetë fleksibёl.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet