Italia bëri “vetëvrasje” ndaj Maqedonisë, Shqipëria mban peng “play-off”-in për “axurrët”

Barazimi ndaj Maqedonisë ka rezultuar një vetëvrasje për Italinë, e cila aktualisht mbulon vendin e dytë të të dytave më të mira me 14 pikë të grumbulluara, por nga ana tjetër, sot mund të tronditet shumë nga rezultatet që mund të vijnë nga Suedia dhe Bosnjë Hercegovina, respektivisht me 10 dhe 8 pikë të grumbulluara.

Por këto dy kombëtare kanë një ndeshje më pak dhe nëse sot, fitojnë si Suedia ashtu sikurse edhe Bosnja, ato mund të ngjiten respektivisht në kuotën 13 dhe 11 pikë. Por kjo do të vështirësonte jo pak pozitat e italianëve, të cilët në ndeshjen e fundit, në Shkodër, kundër Shqipërisë, janë të detyruar që të marrin minimalisht një pikë, për të mos mbetur jashtë “play-off”-eve të Botërorit, raporton “Panorama Sport”.

Por sikur kombëtarja e Kristian Panuçit të bëjë ndeshjen e saj të jetës dhe të arrijë një rezultat historik kundër “axurrëve” duke i mundur dhe të gjitha të dytat e tjera më të mirave të grupeve të fitonin, atëherë Shqipëria e italianit Panuçi mund t’i shkaktonte një dramë të madhe “axurrëve” të Venturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet