Itali/ Trafik heroine nga Shqipëria, 26 arrestime

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Drejtoria e Përgjithshme Anti-Mafia e Napolit në bashkëpunim me më shumë se 100 ushtarë të Komandës Provinciale të Guardia di Finanza Casert kanë arrestuar deri më tani 9 persona të akuzuar si të përfshirë në trafikimin ndërkombëtarë të heroinës nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane.

Gjykata e Napolit, në bazë të disa hetimeve të nisura një vit më parë ka lëshuar urdhër arresti për 26 persona.

Ata akuzohen se kanë formuar dhe kanë marrë pjesë në një shoqatë kriminale transnacionale që synon importimin e drogës, veçanërisht heroinën, nga Shqipëria dhe shpërndarjen në sheshet e provincës së Napolit dhe Caserta.

Hetimi është zhvilluar që nga muaj maji i vitit 2016, dhe ka çuar tashmë në arrestimin e 9 subjekteve dhe konfiskimin e 38 kg marijuanës dhe 7.4 kilogramë heroinë “cobret”.