×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Itali/ Nëna shqiptare e tre fëmijëve humb jetën tragjikisht në një aksident të frikshëm (Emri+Foto)

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte ne unazën Vignola, në Milano, ku si pasojë ka humbur jetën një 47-vjeçarja shqiptare Violeta Caka.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja, me origjinë shqiptare banonte në Marano. Sipas një rindërtimi paraprak të fakteve policia italiane raporton se gruaja që udhëtonte me një makinë synonte të hynte në një pikë karburanti, kur një automjet tjetër drejtuar nga një 42 vjeçar e ka përplasur, duke shkaktuar nxjerrjen e makinës së saj në korsinë e kundërt, ku po mbërrinte një automjet tip Fiat Punto i një 41 vjeçari. Përplasja me automjetin ishte e pashmangshme dhe rezultoi fatale për 47-vjeçaren shqiptare.

Në vendngjarje, për të kryer vëzhgimet ligjore, ndërhynë agjentët e Bashkimit Policor Vendor, të cilët njoftuan edhe familjarët e viktimës për aksidentin tragjik. Gruaja la pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.

Të tre automjetet e përfshira në aksident, tani janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa po kryen edhe hetimet toksikologjike mbi personat e përfshirë në ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vijojnë ditët me shi, ja si parashikohet moti nesër në vendin tonë

Vijojnë ditët me shi, ja si parashikohet moti nesër në vendin tonë

Publikuar më 05.08.2020
Në parashikimin e fundit të bëra nga Shërbimi Ushtarak Meteo...

Në parashikimin e fundit të bëra nga Shërbimi Ushtarak Meteorologjik, dita e enjte pritet të vijoj të jetë nën ndikmin e kushteve jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht me kthjellime por kryesisht pas orëve të mesditës edhe vranësira mesatare deri dhe të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të […]

Lexo më shumë

Stuhia fundosi mjetin e tyre lundrues/ Dalin detaje për 4 anëtarët e familjes, gruaja dyshohet të jetë mbytur

Stuhia fundosi mjetin e tyre lundrues/ Dalin detaje për 4 anëtarët e familjes, gruaja dyshohet të jetë mbytur

Publikuar më 05.08.2020
Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur sot në Jug...

Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur sot në Jug të vendit ku 4 anëtarë të së njëjtës familje rrezikuan mbytjen në det pasi mjeti lundrues ku ata ndodheshin u fundos nga stuhia. Mësohet se rojat bregdetare kanë shpëtuar 3 shtetas që rrezikuan mbytjen, ndërsa vijon kërkimi intensiv për një shtetase që ishte në […]

Lexo më shumë

Hapet tenderi prej 14 milionë euro për rindërtimin e Piramidës

Hapet tenderi prej 14 milionë euro për rindërtimin e Piramidës

Publikuar më 04.08.2020
Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për rindërtimin dhe transfo...

Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për rindërtimin dhe transformimin e Piramidës në një qendër edukimi për teknologjinë për të rinjtë. Fondi limit i tenderit është rreth 14 milionë euro pa TVSH, dhe të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri në 2 shtator për të dorëzuar ofertat. Financimi i rindërtimit të Piramidës do të sponzorizohet […]

Lexo më shumë

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë, huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë, huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Publikuar më 04.08.2020
Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë inv...

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetër. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit (për të gjitha afatet e maturimit) të huave të reja në lekë të dhëna për individët, bizneset dhe […]

Lexo më shumë

Studimi/ Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të dëgjimit

Studimi/ Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të dëgjimit

Publikuar më 01.08.2020
Sipas një studimi disa njerëz pavarësisht se u shëruan nga k...

Sipas një studimi disa njerëz pavarësisht se u shëruan nga koronavirusi kanë pasur probleme me dëgjimin. Audiologët në Universitetin e Mançesterit anketuan 121 të rritur gjate  tetë javëve pasi dolën nga spitali. Kur u pyetën për ndryshimet në seancat e tyre, 16 njerëz raportuan se ata kishin probleme me dëgjimin. Tetë raportuan  se nuk dëgjonin […]

Lexo më shumë

Ndërkombëtarët të keqardhur: Reforma Zgjedhore u kthye në konfliktuale, ndryshimet kushtetuese pa gjithëpërfshirje

Ndërkombëtarët të keqardhur: Reforma Zgjedhore u kthye në konfliktuale, ndryshimet kushtetuese pa gjithëpërfshirje

Publikuar më 30.07.2020
Kuvendi i Shqipërisë kaloi sot me 106 vota pro ndryshimet ku...

Kuvendi i Shqipërisë kaloi sot me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet, që i hapin rrugë listave pjesërisht të hapura dhe formulës së re të koalicioneve me lista unike. Fill pas këtij vendimi erdhi reagimi i PD-së, LSI-së dhe aleatëve, përmes zërit të Lulzim Bashës që në një dalje për media krah Dukës dhe […]

Lexo më shumë

Dasmë pa masa në kulmin e koronavirusit, gjobitet administratori i lokalit në Durrës

Dasmë pa masa në kulmin e koronavirusit, gjobitet administratori i lokalit në Durrës

Publikuar më 25.07.2020
Administratori i një lokali në Durrës është ndëshkuar me mas...

Administratori i një lokali në Durrës është ndëshkuar me masën 1 milionë lekë, pasi kishte organizuar një dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ. Pas kontrollit të Policisë u zbulua se në fshatin Shkallnur, një lokal ishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me […]

Lexo më shumë

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Korçës (DETAJE)

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Korçës (DETAJE)

Publikuar më 23.07.2020
Prokuroria ka përfunduar hetimet për babain 37-vjeçar i cili...

Prokuroria ka përfunduar hetimet për babain 37-vjeçar i cili ngacmoi seksualisht vajzën e tij duke e çuar çështjen për gjykim në gjykatën e Korçës. Ndërkohë gjatë hetimeve 37-vjrçari Rudolf Merolli nga fshati Vashtem i Bashkisë Maliq nuk ka ndryshuar qëndrim duke mohuar që të ketë ngacmuar seksualisht të bijën e tij. Merolli  ka deklaruar para […]

Lexo më shumë