Itali / Ligji zgjedhor në diskutim, votohet në Dhomën e Përfaqësuesve

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Në parlamentin italian është duke u diskutuar sot ligji zgjedhor. Puna nis me shqyrtimin e nenit 3. Më tej do të shqyrtohen edhe nenet 4 dhe 5 dhe pas kësaj do të vendoset edhe votë-besimi. Pas diskutimit të rendit të ditës, do të ketë edhe një votim përfundimtar. Votimi i lirë pritet të bëhet publik sot.

Forcat politike opozitare në Itali janë shprehur se duhet ndryshuar Ligji elektoral, pasi ai është keq e se mbështet partitë në pushtet. Partia Pesë Yjet, udhëhequr nga Peppo Grillo udhëheq protestën, duke thënë se duhen ndryshime, me anë të të cilave të ketë zgjedhje të lira e demokratike, si dhe kandidatët të dalin nga baza e partisë dhe jo t‘i zgjedhë kryetari partiak.

/D.Xh/