Itali/ Hajdutët shqiptarë ishin kthyer në makthin e banorëve, ja si i arrestoi policia

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Shqiptarët Adriatik Manjani, 26 vjeç dhe Eduart Biba, 32 vjeç, janë dënuar me tre vjet burg dhe 1600 euro gjobë nga një gjykatë në Itali.

Mësohet se dy shqiptarët janë vënë në prangat e policisë më 31 mars pasi akuzoheshin për grabitje, rezistencë dhe dhunë ndaj uniformave blu.

Mediat italiane raportojnë se ata janë autorë të grabitjes së dhjetë apartamenteve në zonat e Quiliano, Lugina e Vado dhe Finale Ligure.

Arrestimi i dy hajdutëve u krye nga pas raportimeve për një grabitje në zonën Vado Ligure.