Itali/ Goditi ish-gruan me çekiç, 55-vjeçari nga Shqipëria mbetet në burg, rrëfimi i motrës: Vëllai im i dha gjithçka gruas …

Publikuar më 31. 10. 2017 nga Bleona Metushi

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Itali ku shqiptari tentoi të vriste ish-bashkëshorten e tij duke e goditur me çekiç. Mësohet se gruaja është në spital në gjendje të keqe.

Mediat italiane kanë bërë të ditur identitetin e autorit të krimit, ai është Besnik Habibaj, 55-vjeçar, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur përballë një diskoje në Itali, shqiptari ka goditur disa herë me çekiç ish-bashkëshorten e tij Trendelina Halimi, , 41 vjeçe, e cila është shtruar në gjendje kome në Spitalin Torrette në Ancona.

Seanca gjyqësore

Shqiptari ka dal sot para gjykatës ku edhe ka marrë masën e arrestit me burg, ndërsa ka refuzuar të flas para trupit gjykues.

Ndërkohë sipas avokatit të tij, Habibaj ka probleme të rënda psikologjike, dhe për jkëtë ka kërkuar lirimin e 55-vjeçari: “Klienti im ka çrregullime të rënda psikiatrike që nuk mund të lejojnë qëndrimin e tij në burg. Ai është në depresion dhe për të po kujdesen psikiatrit. Unë kam kërkuar qeë gjykata të vlerësoje situatën dhe raportin psikologjik dhe nëse është i përshtatshëm masa e arrestit në burg”.

Deklarata e motrës së autorit

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe motra e autorit të krimit, Natalie Habibaj e cila tha se veprimi i tij nuk ishte i drejt dhe se kishte mënyra të tjera që ai mund të vepronte, por sërish Besniku sipas saj e ka dashur shumë ish-bashkëshorten e tij, dhe se ka bërë çdo gjë për të.

“Vëllai im i dha gjithçka gruas së tij, e donte aq shumë, dhe mendoj se e do ende. Une nuk e fal atë për veprimin që bëri. Kishte një mijë mënyra për të vënë drejtësi. Tani ai ka humbur gjithçka .Ai i dha gjithçka gruas së tij. E donte ate. Mendonte gjithmonë per te, sa ndonjëherë duke folur me mua, me therriste Lina (ashtu siç i thoshte shkurt gruas se tij quajtur Trendelina Halimi)”, tha  Natalie.