Itali/ E rëndë, shqiptari plagos me thikë gruan

Një konflikt ka degjeneruar në plagosje me thikë ndaj bashkëshortes në një familje shqiptare në Itali. Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë në San Giorgo Jonico, pasi ka goditur me thikë në bark gruan e tij.

Sakaq, sipas autoriteteve italiane bëhet me dije se ai ishte në “arrest shtëpie” për prostitucion dhe pasi është konfliktuar me bashkëshorten për arsye banale, e ka goditur me thikë në bark.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se gruaja u dërgua menjëherë në spital, ku po kurohet dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa burri është dërguar në paraburgim.

Mësohet se burri i arrestuar ka qenë shpesh herë problematik me ligjin. Karabinierët e pranishëm në vendngjarje thanë se gruaja ishte me fat që shpëtoi, pasi ngjarja mund të kishte përfunduar me pasoja fatale për jetën e saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet